Panorama Sport (Albania)

Shokon Klop: Pas 2-3 vitesh mund të tërhiqem

"S'kishim para për Kutinjon, Robenit do t'i jepja një shqelm"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

"One man show". Nuk ka rëndësi eventi, kur bëhet fjalë për Jyrgen Klopin, reflektorë­t janë të gjithë mbi të. Trajneri gjerman, i cili mbrëmjen e së hënës tërhoqi në Hamburg çmimin e revistës "Sport Bild", si trajneri i vitit pas triumfit në Champions me Liverpulin, u ngjit në skenë dhe korri duartrokit­jet dhe të qeshurat e publikut. Pavarësish­t se nuk stërvit më në Bundesligë që prej vitit 2015, 52-vjeçari e ndjek me kujdes çdo zhvillim në vendin e tij. E pashmangsh­me edhe pyetja për transferim­in e Kutinjos te Bajerni, të cilin ai e stërviti për dy vite e gjysmë në "Anfield Road". "Një lojtar i shkëlqyer dhe njeri i shkëlqyer. Ne e shitëm te Barcelona përkundër vullnetit tonë. Na detyruan për shkak të ofertës. Tingëllon çuditshëm, por nuk e përballoni­m dot për ta rikthyer". Pavarësish­t goditjes së bavarezëve, Klop është i bindur se këtë vit Bundesliga do të jetë veçanërish­t e ekuilibrua­r: "Shpresoj që titullin të mund ta fitojë Dortmundi, përndryshe do të ishte e mërzitshme. Besoj se Borusia është ndërtuar shumë mirë, ka një skuadër të bukur. Për Bajernin nuk do të jetë e lehtë të fitojë. Për verdhezinj­të mund të jetë viti i duhur për ta fituar titullin, edhe pse në Mynih kanë treguar gjithnjë se dinë të përgjigjen goditje pas goditjeje". Dortmundi dhe Bajerni kanë edhe dy skuadrat gjermane që një ditë shpresojnë ta rikthejnë Klopin në Bundesligë: "Për sa i përket së ardhmes, shpresoj që të vazhdojë gjithçka siç po shkon, pastaj pas 2-3 vitesh do të shoh. Gjithçka është e mundur, edhe që të tërhiqem. Nuk e di me të vërtetë nëse do të ndodhë kështu apo jo, por e them se në rast se vendos që të tërhiqem, askush të mos surprizohe­t".

E SHKUARA - Çmimin e revistës sportive gjermane Klop e fitoi edhe falë triumfit në Champions me "reds"-at. Një trofe që i shpëtoi për pak në 2018-ën (gjithnjë në stolin e anglezëve në finalen me Realin e Madridit) dhe në 2013ën (kur u mposht në aktin e fundit nga Bajerni i Mynihut). Në atë kohë, ai drejtonte Borusian e Dortmundit dhe humbi finalen e parë deri tani 100% gjermane prej golit të shënuar nga Roben pak sekonda nga fundi. Holandezi ishte i pranishëm të hënën në ceremoni

dhe Klop me humor i lëshoi edhe një shigjetë: "Nuk jam i zemëruar me Robenin për atë gol. Atë mbrëmje mund t'i kisha dhënë një shqelm në prapanicë, por nuk e bëra". Një batutë që shkaktoi të qeshura dhe duartrokit­je të një publiku që gjithnjë e adhuron.

 ??  ?? Klop dhe Roben pas finales së Champions-it Dortmund-Bajern në 'Wembley' 2013
Klop dhe Roben pas finales së Champions-it Dortmund-Bajern në 'Wembley' 2013

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania