Panorama Sport (Albania)

Penalltitë, Ture turpëron Pogbanë, francezi përfundon te më të dobëtit

Klasifikim­i i ekzekutues­ve më të mirë të 11-metërshave

-

Jaja Ture është ekzekutues­i më i mirë i penalltive në historinë e Premier Ligës. Ish-mesfushori i Mançester Sitit i dërgoi në rrjetë të 11-ta goditjet nga 11 metrat në 8 vitet e karrierës së tij në Premier Ligë. Por, nëse rekordi i tij është perfekt, është dikush tjetër që befason me saktësinë e tij përpara portierit. Ai është legjenda e Sauthempto­nit, Met Le Tisier. Ikona e "shenjtorëv­e" ka shënuar 25 penallti nga 26 (96.2%). Gjatë karrierës së tij, "Le God" humbi vetëm 1 penallti nga 49. Sekreti? "Unë e dërgoj gjithnjë në cep. Prandaj, edhe kur portieri gjen krahun, topi është mjaftueshë­m i fortë sa për ta mposhtur atë", tha Le Tisier. Portieri i Notingem Forestit, Mark Kroslej, është njeriu që e prishi rekordin perfekt të Le Tisierit. Ai i priti penalltinë në sezonin e parë të Premier Ligës. Një rekord të ngjashëm ka edhe ishylli i Fulhamit, Liverpulit, Çarltonit dhe Totenhemit, Deni Mërfi. Ai shënoi 18 nga 19 penalltitë (94.7%). Të vetmen goditje që ai humbi, e riktheu në rrjetë pas pritjes së portierit në fitoren 32 të "Cottagers" ndaj Sitit në 2008. Xhejms Biti shënoi 16 nga 17 penallti gjatë kohës së tij te Blekbërni, Sauthempto­ni, Evertoni, Stoku dhe Blekpulli (94.1%). Mbrojtësi Julian Diks e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij tek Uest Hemi dhe një periudhë të shkurtër te Liverpuli. Ai shënoi 15 nga 16 penalltitë (93.8%). Ky klasifikim

vlen për futbollist­ët që kanë goditur të paktën 10 penallti. Suksesi i Turesë dhe Le Tisierit nxjerr në pah problemet e Pol Pogbasë nga këto goditje standarde. Ylli i Junajtidit humbi penalltinë e katërt gjatë vitit të fundit ndaj Uolvesit mbrëmjen e së hënës, duke mos i ndihmuar "djajtë" të fitonin në "Molineux" (1-1).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania