Panorama Sport (Albania)

Kutinjo, “show” në stërvitjen e parë me Bajernin

Braziliani pritet nga më shumë se 1500 tifozë bavarezë

-

"Mezi po pres ditën e nesërme për të takuar kolegët e mi në stërvitje", ishin fjalët e Felipe Kutinjos në prezantimi­n ditën e hënë. Edhe pse në një ditë me shi, 1500 tifozë bavarezë erdhën në Sabener Shtrase për të ndjekur stërvitjen e parë të braziliani­t me skuadrën e Bajernit të Mynihut. Me të ishte edhe blerja tjetër, francezi Mikael Kysons.

Plot 18 lojtarë kishte në dispozicio­n trajneri Niko Kovaç në stërvitjen e ditës së martë. Korentin Toliso kreu stërvitje të diferencua­r në palestër, Leon Gorecka mungoi për shkak të një dëmtimi dhe Kristian Fryhtl dhe Torben Hofman ishin të impenjuar me skuadrën e dytë. Por sytë e të gjithë të pranishmëv­e ishin të fokusuar te Felipe Kutinjio. Shumë prej tyre kishin veshur fanellën me numrin 10, fanellë që do të mbajë veshur braziliani 27-vjeçar, i cili nxehmjen e kreu së bashku me Robert Levandovsk­in, me të cilin bisedoi disa minuta. Nëse tema ka qenë skema e re në sulm, kjo nuk dihet. Pas stërvitjes lojtari është ndalur për të përshëndet­ur tifozët e ndodhur pas hekurave, me të cilët bëri fotografi dhe firmosi autografe të shumta. Të kënaqur nga sjellja e lojtarit sportdashë­sit u shprehën se impakti i parë me ish-lojtarin e Barçës ishte shumë pozitiv. "Ishte një djalosh i qeshur, jemi kënaqur shumë këto dy orë që kemi ndenjur këtu. Shiu nuk na ka penguar për të ndjekur Kutinjon dhe lojtarët e tjerë. Në vetëm pak ushtrime që mund të shihnim, ra në sy teknika e jashtëzako­nshme e braziliani­t. Mezi po presim ta shohim në fushën e lojës", ishin fjalët e një prej shumë tifozëve të pranishëm në Sabener Shtrase.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania