Panorama Sport (Albania)

Roben e pranon: Guardiola më zgjati karrierën

"Do të kthehem si trajner në skuadrën e djalit tim"

-

Për 10 vite rresht Ar jen Roben mbajti ve shur fanellën e skuadrës së Bajernit përpara se mbyllte karrierën e tij pas largimit nga Mynihu në fundin e sezonit të kaluar. Me 8 kampionate, 5 kupa Gjermanie dhe 1 Champions të fituar, holandezi u shndërrua në legjendën e një prej klubeve më të njohura në botë.

Gjatë kohës së tij te Bajerni ai u stërvit nga 5 trajnerë të ndryshëm: Luis Van Gal, Jup Hejnkes, Pep Guardiola, Karlo Ançeloti dhe i fundit, Niko Kovaç. Në ceremoninë e "Sport Bild 2019", të zhvilluar dje në Hamburg, Roben tregoi për kryeredakt­orin e gazetës më të madhe në Gjermani se kush ishte trajneri më i madh me të cilin ishte stërvitur te Bajerni. "Është e vështirë të përcaktosh një trajner, pasi me të gjithë kam përjetuar momente të veçanta. Por, zemra më thotë për Pep Guardiolën. Me të, futbolli ka qenë më argëtues për mua. Nga ana profesiona­le ai është thjesht gjenial", tha holandezi që pranon se edhe trajnerët e tjerë kanë qenë shumë të mirë, por që spanjolli i ka mbetur më shumë në mendje. "Kur erdhi Pep, unë isha 30 vjeç. Kërkoja nga vetja që të mbaja ritmin dhe të mos përkeqësoh­esha, por ai më bëri më të mirë. Papritur luaja në pozicione të ndryshme, kjo ishte diçka e paparashik­uar për

mua, një ndjesi shumë e veçantë".

E ARDHMJA

Vetëm një muaj pas largimit nga Bajerni, Roben vendosi t'i jepte fund karrierës së tij, duke deklaruar se do të tërhiqej përfundimi­sht nga futbolli i luajtur. Për të ishte vendimi më i vështirë i jetës së tij profesiona­le, një vendim i kushtëzuar nga dëmtimet e shumta në sezonet e fundit. "Dashuria për lojën dhe bindja se mund të luash sërish në nivele të larta ishin shumë larg realitetit.

Gjërat nuk mund të ishin më si dikur. S'mund të vraposh në fushë me shpejtësin­ë e një 16-vjeçari, ai nuk e di se sa e vështirë është të pësosh një dëmtim të rëndë". Për "Sport Bild" holandezi tregon se do të rikthehet të jetë aktiv në fushën e lojës. "Në sezonin e ardhshëm do të stërvis skuadrën e djalit tim të vogël, - tregon Roben. - Programi pak a shumë është i njohur për të gjithë, futemi nga e djathta në brendësi të zonës dhe gjuajmë me të majtë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania