Panorama Sport (Albania)

Revolucion në 7 “lëvizje”, ja si lind Interi anti-Juve

Me Konten janë modifikuar 7/11-at e formacioni­t

- Përgatiti: LEDIO NASE

Revolucion tek Interi. Kur po afron fundi i merkatos, skuadra që sezonin e kaluar u rendit në vendin e katërt në javën e fundit të kampionati­t dhe siguroi "biletën" për Championsi­n, rrezikon të shpërbëhet. Duke konsiderua­r faktin që në 11-shen fillestare mund të jenë plot 7 fytyrat e reja. Do shihet mbi të gjitha si do përfundojë merkatoja, meqenëse në dy javët e fundit nga "gongu" parashikoh­en 3-4 goditje të tjera: së pari, Aleksis Sançez. Të tjerët janë një lojtar për krahun e majtë që do marrë vendin e Dalbert Henrikes (pranë rikthimit te Nisa), ku i përzgjedhu­ri mendohet të jetë Biragi; një mesfushor pas sulmuesve që të sigurojë gola dhe Konte i ka drejtuar gishtin Vidalit; e në fund një rezervë për Lukakun, pozicion për të cilin po vëzhgohet Fernando Jorente. SISTEM I RI- Ndryshimi i parë nga e kaluara nisi nga ndërrimi i trajnerit. Luçiano Spaleti gjatë dy viteve të tij në Milano imponoi skemën e tij 4-2-3-1, me disa kalime te 4-33 dhe, në pak raste, te mbrojtja me tre. Porsa shkeli në qendrën

stërvitore "Appiano Gentile", Antonio Konte ka dashur të fshijë të shkuarën, duke synuar menjëherë me bindje te moduli 3-5-2. Dhe ndryshimi përbën disa përshtatje, si Shkrinjar qendërmbro­jtës i majtë. Dikush do ketë edhe përfitime, si Kandreva, i cili me Konten

ka luajtur në pozicionin e mesfushori­t të djathtë edhe në kombëtare. Të tjerë si Perisiç, dolën "jashtë loje", i cili preferoi të largohet drejt Bajernit të Mynihut. Për momentin i ka ecur më mirë Politanos, i aktivizuar në rolin e sulmuesit të parë, pavarësish­t se nuk ka

bindjen e plotë se do qëndrojë.

RISITË - Blerja e parë ka qenë Diego Godin, okazioni me parametër zero, pasi i skadoi kontrata me Atletikon e Madridit. Për momentin i është dorëzuar fatit të keq dhe disa shqetësime­ve muskulore, pavarësish­t se ekziston shansi

që të jetë i pranishëm për javën e dytë kundër Kaljarit. Duke qëndruar te dëmtimet, në infermieri ka kaluar edhe Valentino Lazaro, porsa mbaroi pjesa e parë e fazës përgatitor­e në Lugano. Në sajë të karakteris­tikave sulmuese, Konte e kërkoi me çdo kusht, duke e joshur me një seri telefonata­sh kur nisën negociatat me Hertën e Berlinit. Në të djathtë pritet të jetë ai titullari. Në mesfushë ka pasur edhe dy blerje të reja, Barela dhe Sensi, të cilët do vendosen përpara Brozoviçit, që mund të shkëmbejë rolin me njërin nga të dy. Megjithatë, nëse do blihet Vidali, Stefanos do i takonte stoli. Por, goditja e merkatos ka qenë Lukaku: i kushtoi klubit 65 milionë euro plus 10 si bonuse, mori fanellën me numër 9 që drejtuesit i hoqën Ikardit dhe konsideroh­et elementi thelbësor për t'u rikthyer te sukseset.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania