Panorama Sport (Albania)

Sançez, Junajtidit i kushtoi... 8 mln për gol

Statistika zhgënjyese të kilianit në Mançester

-

Ndërkohë që pret përgjigje mbi të ardhmen, Aleksis Sançez vazhdon të qëndrojë në formë dhe mëngjesin e ditës së djeshme është stërvitur rregullish­t në "Carrington", qendra sportive e Mançester Junajtid. Në krahun tjetër, menaxheri i tij Fernando Feliçeviç dhe drejtuesit e dy klubeve po punojnë për të arritur marrëveshj­en. STRATEGJIA - Interi kërkon huazimin falas, ndërsa anglezët duan t'u paguhen 3 milionë euro me të drejtë blerjeje për 20; edhe këtu njerëzit e merkatos interiste po përpiqen të ulin shifrën në 15. Ndërsa akordi me lojtarin është arritur. Administra­tori i deleguar zikaltër, Xhuzepe Marota, ka arritur të bindë përfaqësue­sin e 30vjeçarit për një zbritje nga paga që përfiton aktualisht plot 26 milionë sterlina në sezon, pengesa e vetme që ka zgjatur negociatat: milanezët do i paguajnë 4 milionë plus bonuse, ndërsa pjesa e mbetur do mbulohet nga "djajtë e kuq". SHIFRA NEGATIVE - Anglezët po presin me padurim t'i gjejnë një sistemim. Pasi në Mançester u prit

bujë, por forma e dobët, dëmtimet dhe humbja e vetëbesimi­t ka bërë që t'i kushtojë klubit plot 8 milionë sterlina për çdo gol të shënuar. Ka realizuar vetëm 5 në 45 ndeshje (1 çdo 555 minuta, ose më saktë rreth 6 ndeshje) dhe është përfshirë në aksionet e golave një herë çdo 198 minuta duke mos gjetur kurrë një vend fiks në formacion: familja Glejzër, pronare e Junajtid, ka shpenzuar për të 911 mijë sterlina për ndeshje. Me talente si Mejzon Grinud që po kërkojnë shanset e tyre nën drejtimin e trajnerit të ri Ole Gunar Solskjaer, karriera e Sançezit te Junajtid nuk do kishte një vazhme

dimësi pozitive. Ish-shoku i skuadrës, Romelu Lukaku, e ka "bombarduar" me mesazhe për ta bindur ta ndjekë në Milano dhe ndoshta kjo konsideroh­et lëvizja e duhur: tek Interi do gjente edhe Antonio Konten, një trajner i njohur për aftësitë për të "rilindur" futbollist­ët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania