Panorama Sport (Albania)

Tjetër “shuplakë” për Shqipërinë U-16, mundet me 87 pikë nga Portugalia

Basket/ Europiani, vajzat kuqezi pësojnë disfatën e pestë

-

Kombëtarja shqiptare U-16 në basketboll për vajza pësoi humbjen e saj të pestë në Divizionin B të kampionati­t europian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Adoleshent­et e koshit kuqezi u shkatërrua­n me rezultatin 118-31 nga bashkëmosh­ataret e tyre portugeze, duke regjistrua­r edhe disfatën më të thellë në këtë event, me plot 87 pikë diferencë. Një disnivel i jashtëzako­nshëm ndërmjet dy skuadrave, ku Portugalia e mbyll në vend të parë Grupin B me 5 fitore, ndërsa Shqipëria në vendin e fundit me 5 humbje. Klea Kaçi (18 pikë) realizoi më shumë se gjysmën e pikëve të Kombëtares kuqezi,

duke qenë më e mira në fushë për Shqipërinë. Lojtarja e Vllaznisë kreu gjithashtu edhe 9 rikuperime topash në tabelë.

NDESHJA - Diferencat në parket janë tepër të mëdha dhe kjo gjë dallohet qartë që në minutat e para.

Koshi i parë për Shqipërinë realizohet pas gati 5 minutash lojë, ku Klea Kaçi realizon për dy pikë, ndërkohë që rezultati shënon 15-2 për Portugalin­ë. Ndërsa perioda e parë mbyllet me rezultatin 25-5. E njëjta histori është edhe në periodën e dytë, ku Portugalia fiton përsëri thellë në shifrat 26-7 dhe rezultati i përgjithsh­ëm shkruan 5112. Perioda e tretë edhe më e turpshme për kombëtaren tonë, e cila në këtë fraksion loje nuk arrin të shënojë asnjë pikë, ndërsa portugezet 37.

Në 10-minutëshin e fundit Shqipëria thyhet me 11 pikë diferencë (3019), ndërkohë që e gjithë sfida mbyllet me humbjen e tmerrshme 11831. Vajzat kuqezi të trajneres Ledina Koçi, tashmë do të ndeshen për klasifikim­in final 17/23.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania