Panorama Sport (Albania)

“Feti Borova” hap dyert, Shima: E mbyllim me fitore

Kapiteni: Ditë të vështira, t'i kthejmë në energji pozitive

- ARTIN LLESHAJ

Më në fund salla sportive "Feti Borova" ka hapur dyert për Kombëtaren e basketboll­it të meshkujve. Ekipi kuqezi i trajnerit Bilali ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në kuadër të përgatitje­ve për ndeshjen paraelimin­atore ndaj Danimarkës, sfidë e cila do të luhet sot në orën 19:00. Një kontratë e pafirmosur ndërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacion­it (APR, institucio­n që administro­n Parkun Olimpik) dhe FSHB, bëri që Kombëtarja e basketboll­it mos të lejohej të stërvitej në këto ambiente. Një situatë anormale dhe e turpshme që rëndoi në "kurriz" të ekipit, i cili ishte i detyruar të udhëtonte çdo ditë drejt Durrësit për t'u stërvitur në akademinë Goga Basket. Por le të kthehemi te basketboll­i i luajtur, aty ku sot Shqipëria do të ulë siparin e paraelimin­atoreve

në takimin ndaj kombëtares daneze. Do të jetë një sfidë që do të ketë vetëm vlerë statistiko­re për të dyja ekipet, pasi Danimarka tashmë e ka siguruar vendin e parë dhe kualifikim­in, ndërsa Shqipëria mbyll grupin e tretë. Megjithatë, kuqezinjtë do të kërkojnë ta mbyllin me fitore, ashtu sikurse deklaron edhe kapiteni Gerti Shima. Flet kapiteni Shima

Në një prononcim për "Panorama Sport", kapiteni i Kombëtares kuqezi, Gerti Shima, flet para sfidës ndaj Danimarkës: "Situata për ta përgatitur këtë ndeshje nuk ishte aspak e mirë, e kjo nuk është hera e parë që na ndodh. Por jetojmë në Shqipëri dhe ky është realiteti këtu. Shpresojmë që atë energjinë negative që kemi pasur gjatë këtyre ditëve ta kthejmë në pozitivite­t, duke zhvilluar në radhë të parë një lojë të mirë, e pse jo të marrim një fitore që na mungon prej më shumë se 2 vitesh, kur mundnim Sllovakinë. Mua personalis­ht kjo situatë më ka mobilizuar edhe më shumë, e shpresoj të ketë mobilizuar të gjithë grupin e lojtarëve, ndonëse këto ditë kanë qenë të lodhshme për të gjithë", përfundoi Shima.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania