Panorama Sport (Albania)

Tirana shkëlqen në start, start, bind bind edhe edhe Teuta Teuta

Mema kritik, Hasani: Nuk ishte ndeshje për të treguar muskujt

- OLSI AVDIAJ

Katër vite pritje për të qenë në krye të Superiores. Pas 1463 ditësh Tirana ia del të jetë e para në krye të Kategorisë Superiore që në javën e parë, pasi mund 3-0 Luftëtarin. Në një ndeshje pa shumë histori, miqtë qëndruan të fortë vetëm 30 minuta. Më pas Tirana dominoi totalisht lojën dhe rezultatin, duke shënuar tre herë në 15 minuta. Halili merr rolin e liderit në fushë, ndërsa Dunga e Batha plotësojnë "tris"-in e golave. Një nisje rrufe e bardhebluv­e që nuk e shijonin kreun prej vitesh, por që tani duhet të tregojë se janë për ekip për titullin kampion. Sa për Luftëtarin mund të thuhet se ka një vit të vështirë përpara.

Pjesa e parë - Ndeshja nis pa ndonjë ritëm të lartë, me bardheblut­ë që qarkullojn­ë topin, por nuk kanë asnjë ide si të dalin te goli. Skuadrat janë apatike në fushë, ndërsa Luftëtari kërkon të mbrohet dhe të godasë me kundërsulm. Bardheblut­ë nga ana e tyre nuk bëjnë asgjë, ndërsa për të parë gjuajtjen e parë në portë për të dyja skuadrat duhet minuta e 18-të, me Halilin që merr një top, gjuan, por bllokohet nga portieri i Luftëtarit. Më pas, sërish 12 minuta errësirë deri në minutën e 30-të. Dhe më pas, Kukaj që çuditërish­t i dhuron një top Dungës i cili nuk e ka të vështirë të shënojë gol. 1-0 për Tiranën që merr zemër dhe sulmon, ndërsa nga ana tjetër Luftëtari bie si kështjellë rëre dhe shthuret në mbrojtje. Minuta e 32-të, Hasani merr krahun e majtë në kundërsulm, sheh bosh Halilin djathtas, kroson, ndërsa sulmuesi me të parën e çon në rrjetë. Tirana në avantazh të dy golave, ndërsa tifozët në delir. Gjirokastr­itët zgjohen dhe dy minuta më pas Fili mund ta kishte çuar rezultatin në 2-1, nëse Lika nuk do ta kishte grushtuar topin. Në minutën e 37të, Hoxhallari tenton nga larg, por portieri mik është i vëmendshëm. Në anën tjetër Luftëtari afrohet vetëm me goditjet e dënimit. Dhe, pikërisht në minutën e 39-të, Açka i harruar nga mbrojtja bardheblu shkon pranë golit me një goditje me kokë. Pret sërish në pozicion Ilion Lika. Në minutën e fundit të pjesës së parë, vjen edhe dhurata e dytë e Luftëtarit. Açka pengon në zonë Halilin. Gjyqtari vendos këtë herë për penallti. Ai që merr përsipër 11-metërshin është Batha, i cili gjuan pa frikë dhe 3-0. Pas një minute lojë mbyllet pjesa e parë me avantazhin e trefishtë të Tiranës.

Pjesa e dytë - Skuadrat kthehen në fushë pa ndryshime të mëdha, ndërsa Duro largon Kukajn tri minuta pas nisjes së lojës. Që në fillim ka një shkëndijë për gol nga ana e bardhebluv­e. Kombinim Halili-Torasa, me këtë të fundit që godet menjëherë, por pret Panajotis në pozicion. Më pas është Luftëtari që mundohet

të bëjë diçka në fushë, duke u shtyrë përpara. Në minutën e 54-t, mbrojtja e Tiranës, në gjumë. Krosi i nisur nga e djathta shfrytëzoh­et nga Açka që godet me kokë, ndërsa topi ndalet nga shtylla e Likës. Loja nga minuta e 55-të deri në të 90-ën hyn në një fazë pa shumë ngjyra dhe raste, pasi skuadrat mundohen që të mos lodhen. Si bardheblut­ë dhe bluzinjtë më shumë ruajnë energjitë, ndërsa trajnerët hedhin në fushën e lojës të gjithë të gatshmit e mundshëm. Rasti i vetëm i rrezikshëm është ai i minutës së parë në shtesë. Muçi "vallëzon" në zonë, pason te Batha që gjuan fluturimth­i, por portieri i Luftëtarit grushton topin. Përfundimi­sht, Tirana-Luftëtari mbyllet 3-0. Bardheblut­ë fitojnë 3-0, duke u ngjitur të parët në Kategorinë Superiore. Një vend që nuk e shijonin prej katër vitesh e një dite...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania