Panorama Sport (Albania)

Juven e nderon Kielini, Napoli “vjedh” Fioren

Juve e nis me tri pikë, Sarri në hall për Kostën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Po të ishte ende Ma similiano Alegri në krye të Juves, do të thoshte se skuadra e tij dje fitoi në "fotofinish". Për momentin edhe tri pikë të tilla janë të pranueshme, sepse në debutimin në kampionat rezultati ka më shumë rëndësi se paraqitja, e cila ndikohet nga gjendja fizike dhe mekanizmat ende të pavajisur mirë. Goli i shënuar nga Kielini i mjaftoi "Zonjës së Vjetër" për të mundur një Parmë luftarake, por dukshëm më pak cilësore. Rasti flagrant për vendësit me Hernanin tregon edhe një herë se Juventusi, ashtu si edhe vjet, nuk ka mësuar ende t'i "vrasë" ndeshjet. ZHBLLOKON KAPITENI

Juvja e parë e Mauricio Sarrit drejtohet nga zëvendësi Martushelo, por duket e projektuar nga trajneri me të cilin fitoi pesë titujt e fundit (shih: Alegri). Asnjë blerje e re në formacion ku bie në sy prania e Higuain dhe jo e Dibalës. Në mesfushë rokada franceze prek Rabion në vend të të cilit luajti nga minuta e para Blez Matuidi. 4-3-3-shi "sarrian" duket solid, sidomos në pjesën e parë kur nuk vuan thuajse kurrë. Mjaftojnë 20 minuta për të gjetur golin e parë me Kielinin që paraprin Barilan. Juventusi mbyll një pjesë të parë fantastike me një gol të dytë, por Ronaldos i "ngrin" buzëqeshja kur VAR-i i anulon gjithçka për pozicion jashtë loje. Ky nuk ishte i vetmi rast për portugezin që pak më parë kishte humbur një rast të volitshëm përballë Sepes. Të vetmet mundësi për Parmën në 45 minuta ishin një galopim i Zhervinjos dhe një goditje e Ingleses që u ndal nga Shezni. TË DRIDHURA FINALE

Në pjesën e dytë, duket sikur në fushën e "Tardinit" zbriti një Juventus tjetër, ku e vetmja ngjashmëri me ekipin e pjesës së parë ishte Duglas Kosta në një formë të jashtëzako­nshme. Me kalimin e minutave, bardhezinj­të shfaqin shenja lodhjeje, kulmi i të cilave erdhi me daljen e braziliani­t nga fusha për arsye të ngërçit. Edhe Khedira vuan fizikisht dhe Martushelo hedh në fushë Rabionë, por rënia juventine nuk ndalet. Topa të humbur dhe ide të gabuara karakteriz­ojnë fraksionin e dytë të lojës, ku një goditje e Higuain e dy të Ronaldos janë të vetmet reagime bardhezi. Kuadrado dhe Bernardesk­i marrin minuta si zëvendësue­s, ndërsa Dibala vëzhgon gjithçka i qetë (në dukje) nga pankina e më pas

nga buzë fushës kur vijon nxehjen. Asnjë sekondë për braziliani­n, teksa skuadra vuan jo pak në minutat e fundit. Është Hernani me goditje dënimi që i fut të dridhurat Juventusit, por për fatin e tyre pa pasoja. Sarri, që shihte ndeshjen nga televizori, me siguri që ka mbajtur një milion shënime.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania