Panorama Sport (Albania)

Xhampaolo në debutim: Tani do e shihni Milanin

"Korrean s'e njoh, Pionteku do shënojë me 11-metërsh"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Thonë se është si bun ker emocionesh, por ajo e sotmja ndaj Udinezes (18:00) nuk mund të jetë një ndeshje normale për Marko Xhampaolon. Hera e parë me Milanin, hera e parë me objektiva që askush nuk ia ka kërkuar më parë dhe hera e parë e një cikli të ri tek i cili drejtuesit varin shumë shpresa. Në konferencë për shtyp, trajneri kuqezi djersin së tepërmi, por sepse sapo ka përfunduar stërvitjen e fundit në prag të Udinezes. Pamja gënjen për gjendjen, teksa 52vjeçari analizon aventurën e tij të deritanish­me me ngjyrat kuqezi.

Mendonit se do të ishit në këtë pikë në prag të sezonit kur pranuat Milanin?

Çdo gjë që kemi bërë në këto muaj ka qenë e programuar, edhe pse disa lojtarë na janë bashkuar disi me vonesë. Kur je pranë nisjes së sezonit, ulet ritmi në stërvitje dhe ata që kanë ardhur vonë vuajnë të gjejnë ritmin. Këtë e dija dhe nuk përbën risi, sepse të gjithë djemtë po punojnë mirë.

Përse do të luani me Çalhanoglu­në dhe Benaserin në regji?

Do të hedh në fushë ata që janë më mirë fizikisht dhe që kanë më tepër njohuri të përgjithsh­me. Mbase do të lë jashtë lojtarë të fortë, por nuk ua njoh gjendjet. Benaser na u paraqit në gjendje të mirë dhe në Udine mund të luajë një copë garë.

E cilësoni si fitore faktin që Suso do të qëndrojë e do të bëjë fantazisti­n?

Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me mendimet teknike dhe Suso në sytë e të gjithëve është sulmues krahu sepse atë rol ka pasur gjithmonë. Mos kujtoni se unë nuk kisha dyshime, por Suso jo vetëm që ka qenë i gatshëm, por ka bërë gjëra të bukura në atë rol. Për të do të kisha ndryshuar edhe skemën, por Suso nuk më kundërshto­i kurrë. Jam i lumtur nëse qëndron, sepse ju kujtoj se merkatoja është ende e hapur.

Çfarë po ndodh me Piontekun?

Ka karakteris­tika të veçanta dhe është një sulmues që kërkon thellësinë më tepër se dialogun. Duke luajtur me një partner në sulm, do të ketë më pak vëmendje, por këto kohë ka qenë i lodhur. Ka një mënyrë "tretjeje" të toksinave që ndryshon nga të tjerët, por nuk më shqetëson Krisi. As fakti që nuk i ka shfrytëzua­r rastet që

ka pasur. Këtë vit do të jetë ai goditësi i 11-metërshave, sepse në vitet e kaluara ka pasur shumë rrëmujë lidhur me këtë detyrë.

Sa i kënaqur jeni me cilësinë e organikës?

Kam fatin që eprorët e mi kanë qenë futbollist­ë dhe i njohin dinamikat. Cilësia është e

lartë, por ka ende kohë për merkaton, ndaj për mendimin tim, do ta bëj të njohur më vonë. Keni folur me Gatuzon ndonjëherë deri më sot?

Jo, por di që ka një restorant në Galarate dhe së shpejti do të shkoj. A shpresoni se do ta shohim Milanin tuaj përpara derbit?

Milanin tim e shohim që ndaj Udinezes. Kam besim te cilësia e lojtarëve, sepse janë ata që bëjnë dallimin në fushë dhe ndihmojnë grupin të hedhë hovin cilësor. E kuptoj që më kërkohen rezultate, por jam i bindur se Milani do të përmirësoh­et çdo ditë.

Mund të na jepni ndonjë mendim për Angel Korrean?

Nuk e njoh (qesh). E kanë kushtëzuar zërat e merkatos Andre Silvën?

Ndoshta pak, por është stërvitur maksimalis­ht dhe nuk ka qëndruar në pritje. Për mua është një lojtar i Milanit dhe nëse në Udine do ia kem

nevojën, do ta hedh në fushë sepse besoj te profesiona­lizmi i tij. Champions-i është objektivi juaj?

Është një objektiv që e ndjekin shumë skuadra, ku përfshihet edhe Milani. Historia na detyron ta ndjekim, por nuk është synimi i vetëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania