Panorama Sport (Albania)

Sançez, Biragi dhe Milinkoviç, gati sulmi i trefishtë

Marota ndërkohë gjen strategjin­ë për lacialin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Kampionati i Interit do të nisë vetëm ditën e hënë kundër Leçes, por ndërkohë Antonio Konte po pret ende përforcime, Aleksis Sançezin mbi të gjithë. Negociatat kanë hyrë në fazën vendimtare, vetë lojtari i ka kërkuar shokut të skuadrës Mateo Darmian këshilla për jetesën në Milano dhe zonën ku mund të banojë, ndërkohë që Romelu Lukaku e ka "bombarduar" me mesazhe për ta bindur të vishet zikaltër. Destinacio­n tashmë i pëlqyer nga kiliani, i cili nuk do të mund të marrë numrin 7 në fanellë, i zgjedhur nga Ikardi, por ndoshta do të zgjedhë 11-ën aktualisht në duart e talentit Dimarko.

PAGA E KILIANIT - Dhe tani me Mançester Junajtidin mbetet vetëm për t'u diskutuar mënyra e ndarjes së pagës së sulmuesit. Administra­tori i deleguar interist Xhuzepe Marota ka pasur kontakte të tjera me drejtuesit e "djajve të kuq" dhe ka bërë hapa përpara. Çështje detajesh, pra, dhe shifrash për t'u sistemuar. Më pas Sançez do të mund të marrë aeroplanin drejt aeroportit milanez "Malpensa" për të nisur aventurën e re. Sipas mediave italiane, OK përfundimt­ar do të merret të martën ose, më saktë, pas ndeshjeve të para në kampionat të dy skuadrave. Duke qëndruar te aspekti i rrogës: 5 milionë euro pritet të paguhen nga Interi dhe 6 nga Junajtidi. Vetë 30-vjeçari do të duhet të

heqë dorë nga 1 milion për të zhbllokuar marrëveshj­en. Nesër pritet takimi vendimtar mes palëve. Akordi mbi formulën e huazimit me të drejtë blerjeje po qëndron në këmbë prej kohësh dhe blerja parashikoh­et të fiksohet në 15 milionë plus bonuse, pra diçka më shumë nga se parashikoh­ej fillimisht. Menjëherë pasi të jetë përcaktuar gjithçka, do të jetë radha e vizitave në klinikën "Humanitas" dhe firmës në kontratë.

MILINKOVIÇ - Në ambientet e Interit po qarkullojn­ë emra të mëdhenj. Pa harruar

blerjet e konkretizu­ara deri tani, ku mes goditjeve të gjithë kanë vendosur në krye të "klasifikim­it" Romelu Lukakun, kampioni i ri që mund t'i bashkohet Antonio Kontes është Sergej Milinkoviç-Saviç. Sipas mediave italiane, në fakt, klubi zikaltër po përpiqet në "fshehtësi" t'i marrë mesfushori­n serb Lacios në ditët e fundit të seksionit veror, kur mungon diçka më shumë se një javë nga mbyllja. Administra­tori i deleguar Xhuzepe Marota do të tentojë ta forcojë dorën, duke përfshirë në bisedime edhe disa lojtarë si shkëmbime: përtej një shume parash, në

pjatë mund të vendosen edhe kartonët e Roberto Galjardini­t dhe Mateo Politanos; dy profile të cilët aktualisht nuk bëjnë pjesë në planet e presidenti­t lacial Klaudio Lotito, i cili mendohet t'i rezistojë këtij sulmi në pritje të rritjes së ofertës.

BIRAGI - Njëkohësis­ht në "Appiano Gentile" po presin edhe Kristiano Biragin, mbrojtësin e majtë të Fiorentinë­s, i cili do të shkëmbehet me Dalbert Henriken në huazim. Gati kontrata pesëvjeçar­e prej 2 milionë eurosh në sezon për italianin, me blerjen e fiksuar mes 1015 milionëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania