Panorama Sport (Albania)

“Samba” “Samba” Vllaznia, Skënderbeu Skënderbeu lë lë pa frymë frymë Flamurtari­n

Vlonjatët shtangen kur menduan se morën 1 pikë

- LLAZI SARO

Skënderbeu e nis me fitore sezonin e ri fu tbollistik, duke mundur Flamurtari­n në fushën e vet me rezultatin 1-0, falë një goli në kohën shtesë të shënuar nga Nazmi Gripshi. Një ndeshje e dominuar krejtësish­t nga Skënderbeu, që pavarësish­t se diktoi lojën për shumë minuta me radhë, e kishte të vështirë finalizimi­n. Ndeshje e cila pritej të ishte delikate për korçarët dhe e tillë rezultoi. Gjithsesi, goli në fund çliroi vendësit dhe rriti optimizmin në ekip, teksa shumë gjëra mbeten ende për t'u përmirësua­r. Në anën tjetër, Flamurtari i riformatua­r dhe pa shumë stërvitje e kishte të vështirë të bënte oponencë, teksa në pjesën më të madhe të lojës mbrohej me forca të shumta dhe kërkonte të godiste me raste sporadike duke përdorur kundërsulm­in.

PJESA E PARË

Ndeshja nisi menjëherë me Skënderbeu­n që u vu në zotërimin e topit dhe mori gjysmëfush­ën e kundërshta­rit duke imponuar lojën e vet. Por, për të parë manovrën e vërtetë të ndeshjes duhej të pritej minuta e 13-të dhe u takoi miqve, të cilët zbresin në një kundërsulm dhe për pak sa korçarët nuk shënojnë autogol me një mosmarrëve­shje mes portierit dhe mbrojtësit Turtulli. Ky rast zgjoi disi Skënderbeu­n, që mundohet të reagojë menjëherë me Ditën, por goditja e tij nuk ka saktësinë e duhur. Flamurtari tregoi se ka në fushë edhe Vatnikajn që për pak sa nuk ndëshkoi Skënderbeu­n pas një goditjeje me kokë nga brenda zonës. Korçarët kërkojnë pambarimis­ht golin e zhbllokimi­t të ndeshjes, por dy tentativat e Bregut brenda pesë minutash nuk kanë rezultatin e duhur.

PJESA E DYTË

Fraksioni i dytë i lojës nis me një Skënderbe më aktiv dhe kërkues. Oto Xhon zë vendin e Dajës që del i dëmtuar nga fusha, ndërsa Muzaka spostohet në krahun e djathtë të mbrojtjes. Me këtë lëvizje Skënderbeu fiton gjerësi në fushë dhe mundohet të shfrytëzoj­ë më mirë krahët, duke u mbështetur edhe në dy pika të forta në ajër, që janë Krasniqi dhe Xhon. Kjo, duke parë që Flamurtari është shumë i ngjeshur në brendësi të fushës. Pikërisht sinjali i parë jepet nga Pëllumbi, që depërtoi nga e majta dhe goditi, por pa shënjestrë­n e duhur. Korçarët vijojnë të shtyjnë përpara, teksa përballë kanë një ekip që minutë pas minute bie fizikisht dhe nuk ka forcën e duhur për të reaguar. Muzaka vijon të mbështesë Gripshin, duke e nxjerrë në një pozicion të favorshëm, por megjithëse i vetëm përballë Moçkës, sulmuesi bën më të vështirën, duke e çuar topin jashtë. Korçarët kërkojnë me çdo kusht golin, por është Flamurtari që në minutat e fundit për pak sa i ndëshkon. Nebiaj hyn deri në brendësi të zonës së Skënderbeu­t, por e humbet kohën në finalizim, topi shkon te Muçollari që godet saktë, por Koliçi bën mrekulli, duke shpëtuar golin e sigurt. Kur kuqezinjtë po numëronin minutat dhe po mendonin një pikë të marrë në Korçë, vjen ndëshkimi nga Skënderbeu. Gripshi merr një pasim nga Dita në hyrje të zonës dhe pa u menduar dy herë godet fort. Topi përplaset para duarve të Moçkës, duke e nxjerrë jashtë loje portierin vlonjat dhe përfundon në rrjetë. 1-0 për Skënderbeu­n dhe tani të gjithë mund të festojnë. Korçarët marrin frymë lirisht dhe me përfundimi­n e ndeshjes kanë të drejtë të gëzohen. Flamurtari kthehet pa pikë në Vlorë dhe do t'i duhet shumë punë për të kapur ritmin e sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania