Panorama Sport (Albania)

Reali ngec në ‘Bernabeu’, gjëmën ia bën... Guardiola

Benzema "gënjeu" tifozët me golin e minutës së 82-të

-

Reali i Madridit, i parë në javën e parë, duket se ishte thjesht një mirazh, teksa fitonte bindshëm, edhe pse me 10 futbollist­ë, në transfertë me Selta Vigon. Kjo, sepse dje, në "Bernabeu", bën një frenim të shëmtuar, duke barazuar 1-1 me Vajadolidi­n, pavarësish­t një ndeshjeje të mbushur me goditje dhe momente pozitive. Avantazhi i ardhur në minutën e 82-të me Karim Benzemanë, u sfumua shtatë minuta më vonë nga Serxho Guardiola. Një mbiemër i rëndë, një rival i përjetshëm në Madrid, por në rastine autorit të golit, ai nuk ka asnjë lidhje familjare me trajnerin e Mançester Sitit. Ishte thjesht një rastësi e hidhur dhe kaq, por që ngre menjëherë tensionin në shtëpinë "merenege".

DYSHE "E PADËSHIRUA­R"

- Bejl konfirmohe­t titullar, Hamesi kthehet nga minuta e parë në "Bernabeu" pas gati tri vitesh, zgjedhje këto që janë pa dyshim të detyruara nga dëmtimi i Hazardit, por edhe nga skualifiki­mi i Modriçit. Shkurt, Zidan e pa veten të detyruar që të rreshtojë pikërisht dy futbollist­ët që kërkoi në mënyrë shumë të hapur që t'i largojë me çdo kusht nga skuadra e tij. Zgjedhja e francezit ishte disi e çuditshme, duke qenë se si Bejl ashtu edhe Hames janë dy mëngjerash­ë, por që të dy u urdhërua që të luanin djathtas, edhe pse bënë gjëra mjaft pozitive.

- MUNGON SHËNJESTRA

Reali luan mjaft mirë, madje shkëlqen në pjesën e parë, pasi ndërton lojë dhe me një Isko shumë të frymëzuar i shkon shumë shpesh pranë avantazhit, por pavarësish­t 13 goditjeve në kuadrat, në rrjetë përfundojn­ë zero topa, ndaj pjesa e parë përfundon 0-0. Në fraksioin e dytë, Zidan ndërron

Vinicius me Hamesin, ndërsa pak më vonë Isko i lë vendin Joviçit, me serbin që tregohet menjëherë i rrezikshëm, por i pafat, sepse foditja e tij përplaset në traversë. Gjithsesi, ai që nuk i gabon rastet flagrante është Karim Benzema, i cili vendos që t'i thotë "stop"

vërshëllim­ave që nisën të dëgjoheshi­n në stadium. Francezi, në minutën e 82-të, lëshon një të djathtë perfkte në portën e Vajadolidi­t dhe makthi i rasteve të shpërdorua­ra, u duk sikur i erdhi fundi. Por akoma më keq, kur të gjithë mendonin se ndeshja kishte përfunduar,

Serxhi Guardiola, e mbyll një kundërsulm të Valadolidi­t, duke dërguar topin poshtë këmbëve të portierit Kurtua, i cili mjafton për t'i dhënë skuadrës së presidenti­t Ronaldo de Lima (Fenomenit brazilian, ish-yll i Realit), atë pikë që ka shijen e fitores.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania