Panorama Sport (Albania)

Surprizë e Kukësit, akord me Andi Lilën

Trajneri skanon humbjen me Kukësin para syve të ish-drejtorit

- VLADIMIR MEMA

Kukësi e nisi jo mirë merkaton, pasi lojtarët që afroi në fillim ishin të një niveli mesatar, por duket se presidenti Gjici së bashku me drejtorin Nexhipi i lanë për në fund afrimet "big". Mbas konfirmimi­t të Kristal Abazajt, lajm të cilin gazeta e publikoi ekskluzivi­sht më...

Franko Lerda nuk e njeh pushimin te Partizani. Teksa pritej normalisht që pas ndeshjes ndaj Kukësit skuadra të bënte një ditë normale pushimi, nuk ka ndodhur kështu. Italiani i pankinës së kuqe ka urdhëruar që në orën 10:30 skuadra të bashkohej në kompleksin "Pepa" të qytetit të Elbasanit, aty ku Partizani është shpërngulu­r prej shumë ditësh. Ndodhi e njëjta situatë si pas fitimit të Superkupës ndaj Kukësit para pak ditësh, ku italiani urdhëroi që të mos kishin asnjë ditë pushimi, por menjëherë stërvitje. Me afrimin e orës 10:30, lojtarët erdhën grupe-grupe pranë kompleksit, ndonëse të lodhur dhe me përtesë, gjë që shihej qartë në fytyrat e tyre. Gjithsesi, pasi u ndërruan në dhomat e zhveshjes u bashkuan me trajnerin, i cili mbërriti rreth 30 minuta para tyre në Elbasan. Titullarët e një dite më parë kryen vetëm ushtrime aerobike dhe u munduan të rifitonin energjitë e humbura.

ANALIZA - Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen me Kukësin u ndanë në një grup veç, ndërsa pjesa tjetër që nuk u aktivizua, u stërvit veçmas. Për afro 15 minuta, Lerda bisedoi me futbollist­ët që u aktivizuan rreth asaj që ndodhi në sfidën me verilindor­ët, duke u përpjekur të evidentont­e gabimet e gjithsecil­it. Analiza dhe bisedimet nuk mbaruan me kaq, sepse edhe kur lojtarët po bënin ushtrime aerobike, më

shumë shtrythëse, sërish tekniku italian vazhdonte të fliste. Seanca stërvitore nuk zgjati më shumë se një orë dhe më shumë sesa një stërvitje ishte thjesht një analizë dhe ushtrime të lehta për futbollist­ët. I vetmi që nuk u zhvesh, ishte mesfushori Ron Broja, i cili edhe pse u paraqit në stërvitje, u largua. 23-vjeçari ka një dëmtim të lehtë dhe u preferua që të mos rrezikohej më shumë dhe u la i lirë në seancën e djeshme stërvitore.

ASANI "TREMB" - Gjëja që i habiti të gjithë në sfidën e parë hapëse të kampionati­t, ajo me Kukësin, ishte pikërisht

lënia e Jasir Asanit në tribunë. Vetë tekniku italian, në pohimin e tij për gazetën në përfundim të ndeshjes, hodhi poshtë çdo aludim, duke siguruar që Asani nuk është lënë jashtë për arsye teknike, por për shkak të një dëmtimi. Mesfushori ishte i pranishëm seancën e djeshme stërvitore me ekipin dhe kishte vendosur një ngjitëse te kofsha e majtë, pasi, me sa duket, aty ndien shqetësim. 24-vjeçari kreu vrapime i diferencua­r nga pjesa tjetër e ekipit, si të titullarëv­e që bënin analizën dhe pjesës tjetër që kryen stërvitje normalisht nën drejtimin e zv.trajnerit Dritan Mehmetit. Edhe pse në pamje të parë Asani ka një dëmtim dhe kjo u pa në stërvitje, duke i dhënë të drejtë trajnerit se nuk ishte një zgjedhje teknike, mësohet se zëvendësim­i i mesfushori­t në Superkupë ka sjellë disa "shkëndija" midis tij dhe teknikut italian. Mbetet për t'u parë nëse Asani do të rikthehet sërish titullar kur të rikuperohe­t, sepse nuk duket një dëmtim i rëndë, apo do të vazhdojë të jetë jashtë 18-shes.

DERVISHI - Përgjatë këtyre ditëve në kampin e kuq është vënë re prania e ish-drejtorit të të kuqve, Dritan Dervishi. Edhe pse zyrtarisht nuk është lajmëruar për ndonjë rikthim të tij në skuadrën e kuqe, Dervishi është parë shumë i afërt me skuadrën, duke filluar me stafin dhe deri te lojtarët, i cili bisedonte shpesh. Nuk duket thjesht një afrimitet si ish-drejtor, por mund të ketë diçka më shumë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania