Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i tërheq Bajernin, i jep tre “shkelma” Shalkes

Bomberi polak në formë prej jashtëtokë­sori, në tri ndeshje ka realizuar 7 gola

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Për një superfuqi si Bajerni i Mynihut nuk nevojitet shumë mund në fushën e lojës për të arritur fitoren e parë sezonale, në javën e dytë të Bundesligë­s. Kampionët në fuqi mund të jenë ende në fazë kolaudimi, por ai që nuk ka nevojë për shumë prezantime, merr për dore skuadrën me një tripletë dhe dhuron tri pikët. Robert Levandovsk­i i bën të gjitha vetë, sepse teksa zhbllokon takimin në minutën e 20-të me një penallti, polaku përsëritet në të 50-ën me një "perlë" nga goditje dënimi dhe kompleton kryeveprën e tij me një gol me aksion, çerek ore nga fundi i ndeshjes. Një start më magjik për 31-vjeçarin sivjet nuk mund të ishte menduar, duke qenë se të shtatë golat e realizuar nga Bajerni në tri ndeshje mbajnë firmën e "Levës" (2 gola në Kupën e Gjermanisë; dy në debutim, në kampionat, ndaj Hertës, në barazimin 2-2; dhe tre ditën e ndeshjes). Në takimin e djeshëm pati kohë për të parë edhe debutimet e Ivan Perisiçit dhe Felipe Kutinjos në pjesën e dytë. Shalke, nga ana e saj, e mbylli ndeshjen shumë nervoze, për dy penallti të paakorduar­a, në pjesën e dytë, ndonëse prekjet me dorë në zonë nga ana e lojtarëve të Bajernit ishin shumë evidente.

Zhbllokon Leva - Që do të ishte pasditja e Levandovsk­it u kuptua pas vetëm 5 minutash lojë, ndonëse goditja spektakola­re fluturimth­i u bllokua bukur nga Nybel. Në të 17-ën 31-vjeçari godet keq me kokë, një krosim perfekt të Gnabrit, por tri minuta më vonë nuk mund të gabojë:

Koman shpërthen në zonë dhe pengohet nga Keni dhe penalltia është hyjnore. "Leva" tregohet i ftohtë dhe shkund rrjetën. Shalke në pjesën e parë provon shumë pak, ku e vetmja tentativë vjen me Harit në të 42-ën, por Nojer pret me siguri.

Triplo-Leva... - Nëse e mbyllën pjesën e parë duke u kënaqur me qarkullimi­n e topit, në të dytën bavarezët rikthehen në fushë agresivë, të bindur për ta mbyllur ndeshjen. Dhe për ta bërë këtë nevojiten vetëm 5 minuta lojë, pasi një goditje dënimi, në limitet e zonës së rreptësisë, "pikturohet"

në rrjetë nga Robert Levandovsk­i, i cili fut 3 pikët në kasafortë. Shalke nis të reagojë dhe pas minutës së 60të kërkon dy penallti, të cilat me rregullore­n e re dukeshin më se evidente, por nuk u akordua asnjëra. Në rastin e parë ishte Pavar që devijon me krahun e hapur një goditje me kokë të Burgshtale­rit; ndërsa më pas, Perisiç devijon me dorë në zonë një goditje dënimi të Kalixhurit. Djemtë nga Gelsenkirs­hen tërbohen me arbitrin dhe nervozizmi ndikon në lojën e tyre, aq sa në të 75-ën Levandovsk­i feston edhe tripletën personale.

Në të 75-ën, Koman shërben polakun, i cili tregohet shumë i zoti duke iu shmangur markimit të Sane dhe mposht sërish Nybelin. Për ta bërë edhe më të trishtë pasditen e bluve mendon Burgshtale­r, i cili në të 83-ën, edhe pse shmang Nojerin, godet shtyllën me portën e boshatisur, duke humbur rastin për të festuar të paktën golin e nderit, që gjithsesi do ta kishin merituar. Gjithsesi, në fund e gjithë festa është për Bajernin e Mynihut, i cili gjatë të gjithë ndeshjes dha përshtypje­n se nuk e shkeli asnjëherë deri në fund gazin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania