Panorama Sport (Albania)

Duro: Dalipi la ekipin në baltë, iku pa takuar askënd

-

Trajneri provizor dhe drejtori teknik i Luftëtarit, Klodian Duro, foli për “SuperSport” në fund të takimit me bardheblut­ë, duke analizuar ekipin e tij.

"Sigurisht që Tirana e meritoi fitoren, sepse shënoi golat dhe ata kanë rëndësi në futboll. Duhet që të luanim si 30 minutat e para, sepse deri në ato momente kundërshta­ri nuk na vuri në vështirësi. Goli e ndryshon totalisht lojën. Sot (dje) donim që të ishim një ekip i mirëvendos­ur në fushë. Janë gabime individual­e që ndodhin në futboll, sepse kemi shumë djem të rinj. Duhet që të shohim përpara, ishte ndeshja e parë që na gjeti në një situatë jo të mirë. Mendoj se me pak qetësi mund të kishim marrë një rezultat akoma më pozitiv", është shprehur Duro. Ai foli edhe për largimin e trajnerit që stërviti ekipin këtë muaj. "Dalipi bëri një sjellje aspak profesiona­le, sepse u largua duke e lënë skuadrën të vetme një ditë para ndeshjes. Ai u largua pa takuar as futbollist­ët dhe është e vështirë të bësh diçka kur e gjen skuadrën në këtë gjendje, pa trajner, vetëm një ditë para ndeshjes. Nuk e quaj sjellje profesiona­le këtë, që mund të bëhet nga një trajner. Ne e dinim forcën e ekipit, me një riorganizi­m total dhe me fazë të vonuar. Mund të bënim më mirë nëse ekipi do të vinte pa frikë dhe me besim në këtë ndeshje. Duhet që të vazhdojmë me kokën lart dhe të marrim rezultate në ndeshjet e ardhshme. Më mirë që ndodhi kështu, sepse tashmë ne do të vazhdojmë të qetë përpara. I kam idetë në kokë për të ndërtuar një Luftëtar të fortë, ku, përveçse duhet që të luajmë mirë, do të eliminojmë edhe gabimet individual­e. Nuk do të na ndalojë asgjë për ta bërë të mundur misionin tonë", tha trajneri i Luftëtarit, Klodian Duro. Në fund, ai foli edhe për objektivat që ka kjo skuadër dhe la të kuptohet se ai do të jetë trajneri me kohë të plotë. "Kam ardhur te Luftëtari për të dhënë më të mirën time, sepse jemi një klub që jemi riorganizu­ar në momentet e fundit. Kontratat janë profesioni­ste, si tonat edhe të lojtarëve. Trajneri bëri sjellje joprofesio­nale. Do të isha me fat nëse do të kisha një drejtor teknik të fushës sime. Madje, kam vënë veton që Dalipi të jetë trajner te Luftëtari", mbylli Klodian Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania