Panorama Sport (Albania)

Tifozët "dhuratë" Skënderbeu­t, Daja vë duart në kokë

-

- Korçarët rikthehen në stadium të presin ekipin e tyre në startin e sezonit të ri. Më shumë se 3000 tifozë kanë qenë prezentë në daljen e parë sezonale të Skënderbeu­t përballë Flamurtari­t, duke u gëzuar me fitoren në minutat e fundit të ekipit të tyre.

- Ajo që çuditi të gjithë ishte stoli i rezervave të Skënderbeu­t, ku të gjithë ishin futbollist­ë të rinj në moshë, me Oto Xhon që ishte më i vjetri mes tyre.

- Korçarët për herë të parë në vitet e fundit kanë lënë të qetë trajnerin kundërshta­r. Asnjë ngacmim për teknikun vlonjat. Kjo vinte për shkak të qetësisë së tij në stolin e kuqezinjve dhe fakti që ishte një emër jo i njohur në trajningun shqiptar.

- Ilir Daja ka qenë aktiv gjatë gjithë ndeshjes së djeshme duke dhënë udhëzime për të tijtë. Fillimisht me Taipin, të cilit i kërkonte vazhdimish­t që të kishte më shumë lëvizshmër­i në fushë dhe të mbyllte hapësirat pas shpine që mund të linin shokët e ekipit në fazën kur ishin në sulm. Më pas tekniku filloi të jepte këshilla për këdo që i kalonte afër duke kërkuar përqendrim dhe saktësi në lojë. - Në momentin kur Gripshi gabon finalizimi­n në zonë përballë Moçkës të gjithë nuk u besojnë syve. Daja vendos duart në kokë, teksa stoli ishte gati të shpërthent­e në festë. Por, sulmuesi shleu gabimin me atë goditje në fund duke i kaluar të gjithë në ekstazë.

Moçka është lojtari që është ndier më shumë në faj te goli i pësuar. Aq sa dëshpërimi vihej re lehtë te portieri. Për këtë arsye kanë qenë të shumtë ata që e kanë takuar për t'i dhënë mbështetje duke filluar nga shokët e ekipit e deri tek trajneri

- Bajraktare­viç duket se është bërë shumë shpejt pjesë e Flamurtari­t. Futbollist­i është mërzitur mjaft pas mbylljes së ndeshjes, për shkak të humbjes në fund të takimit. Ai ka qëndruar rreth 5 minuta i ulur në fushë pranë zonës, duke e përjetuar keq humbjen. Ka qenë Deliaj ai që ka shkuar për ta çuar në këmbë dhe më pas për ta shoqëruar dhe dhomat e zhveshjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania