Panorama Sport (Albania)

Teuta i falet Arapit, Bylisi bie me një goditje

"Djemtë e detit" shpërdoroj­në, por në fund marrin tri pikë

- ZAMIR QYPI

Teuta feston në start, ndërsa Bylisi bie me një goditje në Durrës. Një gol me kokë i kapitenit Renato Arapi në pjesën e parë ka vendosur ndeshjen e djeshme në stadiumin "Niko Dovana". Një nisje e mbarë për "djemtë e detit", që shpërdorua­n jo pak në një ndeshje që nuk nisi me ritmin e duhur, por e rëndësishm­e ishte që të fitohej. Skuadra e Bledi Shkëmbit hasi në rezistencë­n e ballshiotë­ve për shumë minuta, derisa zhbllokoi rezultatin nga një goditje dënimi. Bylisi nuk ishte i qartë në atë se çfarë kërkonte në Durrës, duke qenë më tepër i mefshtë në aspektin ofensiv, por gjithashtu gaboi jo pak herë në mbrojtje. Rezultati 1-0 mund të ishte thelluar edhe më tepër nëse Nikaç, Vecaj, Vila etj., do të tregoheshi­n më të qetë përpara portës së Isli Hidit. PJESA E PARË

Teuta e nis pa Arbër Çyrbjen e dëmtuar, ndërsa Bylisi ishte praktikish­t me formacioni­n më të mirë të mundshëm në fushë. Vecaj dhe i riu Vila nga krahët bëhen rrezik konstantë për miqtë. Nuk kalojnë shumë minuta dhe Teuta rrezikon, por goditjet e lojtarëve durrsakë lënë për të dëshiruar. Bylisi mundohet të prishë aksionet e durrsakëve në mesfushë dhe deri diku ia del. Mëllugja dhe Turabov luftojnë shumë në qendër, por krahët e sulmit të ballshiotë­ve lënë për të dëshiruar. Rastet e pastra dhe aksionet me një rrjedhë logjike në portat respektive mungojnë për më shumë se 30 minuta. Duhet të vinte goditja e dënimit në minutën e 34-t, që loja të zbukurohej. Bicaj dhe Goxhaj harrojnë në zonë Arapin, duke e kujtuar në pozicion jashtë loje dhe kapiteni nuk fal me kokë, duke kaluar Teutën në avantazh. Bylisi menjëherë hidhet në sulm për të barazuar, por goditja e Antonit pritet lehtësisht nga Frashëri. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-0 dhe një rast të shpërdorua­r të Vecajt, që godet jashtë i vetëm me Hidin. PJESA E DYTË

Një nga lojtarët premtues të Bylisit, Antoni, shfaq probleme fizike dhe mbetet në dhomat e zhveshjes, ndërsa në fushë hidhet një tjetër afrikan, Mishel. Loja është thuajse fotokopje e pjesës së parë, me Bylisin që mundohet të rrezikojë, por e ka shumë të vështirë për të çarë në mbrojtjen vendëse. Aleksi dhe Avdyli

janë në një ditë të mirë, duke qarkulluar topin dhe shërbyer për sulmuesit. Vila shënon golin e dytë pas një hezitimi të mbrojtësit Goxhaj, por anësori anulon gjithçka dhe krijohet një amulli te Teuta. Megjithatë, në këto momente Bylisi nuk përfiton, duke mos pasur forcën e

duhur në sulm për t'u bërë dëm durrsakëve. Bajramaj dhe Jaupaj hidhen në fushë për të ndryshuar diçka, por miqtë e kanë të vështirë për të rrezikuar seriozisht portën e Frashërit. Shkëmbi aktivizon edhe Emiljano Vilën, ndërsa i jep minutat e para si profesioni­st edhe sulmuesit

të ri Kapllani. Në minutat shtesë, rasti më i mirë i paraqitet Vilës së rikthyer në Durrës, por Hidi i thotë "jo" golit të dytë. Minutat shtesë nuk sjellin asnjë ndryshim. Të martën Teuta luan një provë force në Tiranë, ndërsa Bylisi pret të mërkurën Vllazninë.

 ?? FOTO: P.Pashollari ?? Arapi duke festuar golin e djeshëm
FOTO: P.Pashollari Arapi duke festuar golin e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania