Panorama Sport (Albania)

Arapi: Më të fortë se viti i kaluar

-

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, shënoi golin e fitores në sfidën e djeshme ndaj Bylisit. Në prononcimi­n pas ndeshjes për "SuperSport", mbrojtësi u shpreh se skuadra e këtij sezoni është më e fortë se ajo e vitit të kaluar. Ai bëri edhe një dedikim special për këtë triumf. "Me prurjet e reja shpresojmë që të jemi më lart se vitin e kaluar. Jam i kënaqur me ndeshjen e parë. Bëmë shumë mirë, morëm atë që deshëm. Këtë fitore ia dedikojmë presidenti­t Bardhi që kishte 49-vjetorin", u shpreh fillimisht Arapi, për t'iu përgjigjur më pas pyetjeve.

Janë bërë disa ndryshime në skuadër, ndërsa edhe ju keni marrë shiritin e kapitenit. Si e shikoni Teutën e këtij sezoni?

E ndiej veten të vlerësuar që jam pjesë e ekipit, aq më tepër që jam kapiten i skuadrës. Faleminder­it ata që kanë besuar tek unë. Mendoj se i kemi bërë një fillim të mirë kampionati­t. Gjithnjë ndeshjet e para janë të rrezikshme, por ia dolëm të fitonim dhe e nisëm mirë sezonin. Treguam ritëm, luftë, raste për shënim dhe në përgjithës­i si ndeshje e parë që ishte bëmë mirë.

Cilat mendoni se do të jenë skuadrat për tri vendet e para këtë sezon?

Ekipet pretendent­e janë Partizani, Tirana, Kukësi, Laçi, por duke futur këtu edhe Teutën. Me ndryshimet që kemi bërë, mendoj se jemi më të fortë se viti i kaluar. Në sezonin e kaluar Teuta ka pasur probleme me sulmuesit. A ka këtë kampionat skuadra sulmues më të mirë se ata që ka pasur? Këtë vit besoj se kemi bërë afrimin e duhur me sulmuesin Nikaç. Presim edhe sulmuesin tjetër, Khalid. Shpresoj që të dy do bëjnë shumë mirë këtë sezon. Unë kam besim se nuk do të kemi probleme në shënimin e golit. Mendoj se klubi ka bërë blerje të goditura në sulm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania