Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Duam tri vendet e para, më kënaqën të rinjtë

"Nuk e kuptova arbitrin pse u anulua goli i dytë"

- ZAMIR QYPI

Bledi Shkëmbi është i kënaqur që skuadra arriti ta niste me tri pikë kampionati­n, ndërsa pranon se ka qenë me zemër të "ngrirë" në momentin kur arbitri anuloi golin e dytë pas festimit. Në bisedën pas ndeshjes për "SuperSport", ai theksoi se merkatoja e Teutës mund të quhet e mbyllur pas afrimit të sulmuesit Basid Khalid, i cili vjen pas një eksperienc­e prej tri sezonesh si pjesë e Prishtinës.

Rezultati 1-0 të lë gjithnjë në ankth, i kënaqur që e nisni me fitore sezonin, në ndryshim nga kampionati i kaluar...?

Nga eksperienc­a e vjetshme, rezultati 1-0 nuk siguron asgjë. Më pëlqeu loja që zhvilluam. Duhet ta kishim dyfishuar rezultatin. Vecaj dhe Kallaku duhet të ishin më altruistë. Megjithatë, jam i kënaqur me lojën dhe faktin që e nisëm me 3 pikë kampionati­n.

Aktivizimi i Lorenco Vilës ishte një ide fikse e juaja për këtë ndeshje apo duke qenë se mungonte Çyrbja...?

Unë nuk i shikoj lojtarët nga mosha. Këta lojtarë i shikoj në stërvitje. I kemi afruar me dëshirën më të madhe. Kemi besim si te Vila, Vecaj dhe Kallaku. Natyrisht Kallaku është diçka tjetër, por jam i kënaqur nga Vecaj. Si ai dhe Vila do të kenë shanse të luajnë akoma më shumë.

Si e përjetuat anulimin e golit?

Rastin e golit e përjetova keq. Në momentet që arbitri anulon një gol, ndodh ta pësosh më pas. Nuk e di arsyen pse u anulua, por janë vendime që u takojnë arbitrave dhe nuk dua t'i komentoj më gjatë.

Patët ndonjë bisedë me Hidin pas ndeshjes?

Nuk pata asnjë kontakt. Nuk rastisëm. Megjithatë, gjithmonë respekt për Hidin dhe për të gjithë ish-lojtarët e Teutës që sot janë pjesë e Bylisit, si Bicaj dhe Ndreca.

Cili është objektivi i Teutës?

Objektivat janë ata të vjetshmit. Synojmë që të jemi në tri vendet e para. Duke luajtur ndeshje të mira, duke marrë pikë. Shpresojmë të mos bëjmë gabimet që bëmë vjet në momentet më delikate të kampionati­t.

Është e mbyllur merkatoja për Teutën?

Me sulmuesin Khalid kemi mbyllur marrëveshj­en dhe e presim të hënën në stërvitje. Merkatoja mund të quhet e mbyllur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania