Panorama Sport (Albania)

Dovedan, i zhgënjyer: Të tjera bëmë në stërvitje...

-

Trajneri boshnjak i Bylisit, Veljko Dovedan, u shpreh i zhgënjyer pas ndeshjes për mënyrën se si u paraqit skuadra. Ai nuk ngurroi të kritikonte lojtarët, pasi sipas tij, nuk bënë ato që ka kërkuar dhe punuar gjatë javës në stërvitje. "Nuk bëmë asgjë nga ato që kishim kërkuar në stërvitje. Sot (dje) përdorëm një sistem të ri loje, por ekipi nuk m'u përgjigj ashtu si unë e dëshiroja", theksoi fillimisht kreu i pankinës ballshiote. I pyetur se çfarë do të ndryshojë në ndeshjet e radhës, trajneri dha këtë përgjigje: "Ne do të përpiqemi të vazhdojmë punën tonë, ditaditës do të mundohemi të rritemi, edhe pse e dimë që ndeshjet janë të ngjeshura. Tashmë jemi në Superiore, ua kam thënë edhe djemve nuk jemi si në sezonin e shkuar, sepse elita është shumë më e vështirë. Ndaj edhe duhet që të punojmë shumë që të bëjmë kthesën, duke filluar që nga ndeshja e radhës. Luajmë ndaj Vllaznisë dhe menjëherë duhet të marrim rezultat në fushën tonë".

SITUATA - Me siguri, pas kësaj ndeshjeje, ku përgjithës­isht reagimi i Bylisit nuk ishte në nivelin e pritshëm, gjasat janë që drejtuesit e klubit të futen sërish në merkato. Pritet që Bylisi të forcohet sërish me një sulmues tipik, por edhe me një mbrojtës krahu. Megjithatë, çdo gjë do të shihet edhe pas ndeshjes në mesjavë kundër Vllaznisë në Ballsh. Bylisi ka nisur herët fazën përgatitor­e dhe mendohej se do të ishit fizikisht mirë, duke e përballuar Teutën deri në fund, por dje tregoi shumë pak nga ajo që paraqiti vetëm pak ditë më parë në testin ndaj Tiranës në kryeqytet, ku u mund vetëm në sekondat e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania