Panorama Sport (Albania)

Feston Vllaznia, zhgënjen Laçi

Kurbinasit pa ide dhe grintë në "Loro Boriçi", bëjnë shumë pak për objektivin titull

- ADMIR URUÇI

Vllaznia feston rik thimin në elitë me fitore. Ka mjaftuar një supergol i braziliani­t Hygor Guimaraes Goncalves, për t'u dhënë trepikëshi­n e parë sezonal shkodranëv­e. Start më të mbarë nuk mund të kishte as për maqedonasi­n Mirsad Jonuz në krye të stolit. Kuqeblutë funksionua­n në bllok, ndërsa loja bindëse u shoqërua edhe me raste të shumta. Kruja shkëlqeu me inkursione­t e tij nga e majta, Silvio Zogaj i dha bukuri lojës me kundërsulm­et e tij plot klas, ndërsa mesfushori i ardhur nga vendi i "sambas" me atë goditje perfekte ngriti peshë 3500 të pranishmit në stadium. Kurbinasit nga ana tjetër, zhgënjyen. Në "Loro Boriçi" u pa një ekip pa shumë ide dhe grintë, duke qenë shumë larg objektivit titull, të vendosur pas paraqitjes së mirë në Europë dhe miqësoreve të verës. Bardhezinj­të çaluan nga krahët, ndërsa sulmi edhe ato pak raste që pati nuk diti as t'i shfrytëzon­te. PJESA E PARË

Vllaznia shfaq ritëm direkt dhe pa kaluar as dy minuta e sheh veten në sulm. Kruja harkon një top perfekt nga goditja e këndit, por gjuajtja e Shtubinës nuk ka shënjestrë­n e duhur. Vendësit shtojnë presingun me anë të Gurishtës, i cili hedh një top perfekt në zonë për Krujën. Ky i fundit provon të bëjë befasinë me një gjuajtje akrobatike, por nuk koordinohe­t siç duhet. Në të 7-ën minutë është sërish Shtubina që rrezikon dhe këtë herë i bën bllokadë Domgjoni. Rasti i parë serioz për Laçin vjen në të 20-ën, kur Lushkja provon me një goditje potente në hyrje të zonës. Sherri edhe pse shfaq pasiguri, topin e devijon në korrne. Në të 28-ën Turkaj niset shpejt nga e majta dhe hyn në zonë, duke provuar edhe një krosim, por mbrojta vendëse neutralizo­n gjithçka. Minutat në vazhdim janë të "zbehura", ndoshta të ndikuara edhe prej vapës. E megjithatë, në të 42ën ka drithërima në portën e miqve. Kruja provon me një goditje në hyrje të zonës, por Stazhilla bën shpëtimtar­in. Sapo nis e para minutë shtesë, shpërthen festa në "Loro Boriçi". Braziliani i ardhur vetëm një javë më parë në Shkodër, lëshon një predhë nga afro 22 metra dhe topi pas një devijimi të lehtë të Lushkjes, përfundon drejt e në trekëndësh­in e Stazhillës. PJESA E DYTË

Loja rinis pa ndryshime në 11-shet respektive dhe shumë herë më e qetë. Iu desh pak kohë Vllaznisë që të

shfaqej në sulm dhe në të 60ën mendoi Kruja që të jepte spektakël duke depërtuar bukur nga e majta. Kaloi fillimisht Deliun dhe i dha atë top të artë Likës, por e majta e kapitenit shkoi vetëm jashtë. Me kalimin e minutave, kurbinasit fitojnë

terren dhe mundohen që të barazojnë. Lushkja i jep një top perfekt Xhixhës në të 66ën, por sulmuesi shpërdoron. Edhe pse jo më larg se 11 metra nga kuadrati, e dërgoi vetëm jashtë. Laçi nuk pranon rezultatin dhe zhvendoset totalisht në

sulm, por pa pasur qartësinë e duhur në vijën e parë. Në të 80-ën është H.Marku që provon me një gjuajtje nga distanca, e megjithatë topi kontrolloh­et në dy kohë prej portierit moldavit të kurbinasve. Krijohet iluzioni i golit dy minuta më vonë. Lushkja harkon në zonë për Xhixhën, i cili provon me një gjuajtje të bukur, por ndërhyrja e Sherrit ishte vendimtare. Në të 84-ën mendon Gurishta të bëjë heroin, duke shpëtuar skuadrën nga një gol thuajse i sigurt i Xhixhës. I fundit rast për t'u shënuar, është ai i një minute më vonë, kur Domgjoni tenton të shënojë me kokë, por pa gjetur kuadratin. Minutat e mbetura dhe shtesa shoqërohen me një menaxhim të mirë të rezultatit nga ana e shkodranëv­e, që hera-herës shfrytëzua­n edhe... vonesat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania