Panorama Sport (Albania)

“Ishim euforikë, lojtarët s’dhanë maksimumin”

-

Sulejman Starova ka mbetur i zhgënjyer nga lojtarët. Një humbje që nuk e priste, ndaj edhe hapur e tha se euforia e tepruar i ndëshkoi. Trajneri i Laçit gjatë deklaratës së dhënë për "SuperSport", tha: "Bëmë një lojë me dy fytyra. Në pjesën e parë nuk ishte skuadra e Europës apo stërvitjev­e. Mund të ketë eufori, por edhe frikë nga ndeshja e parë, si edhe mungesë eksperienc­e. Ekipi reagoi në pjesën e dytë, por nuk ishim të qetë për të realizuar. Shumë lojtarë nuk dhanë maksimumin, kanë mundësi për më shumë. Kalimi në avantazh i Vllaznisë i dha moral skuadrës, por në pjesën e dytë, edhe pse e zhvendosëm ndeshjen, nuk arritëm të barazonim. Po të shënonim një gol, do ndryshonte diçka. Vllaznia e meritoi fitoren, ne mund të bënim diçka më shumë. Nuk më pëlqen që nuk dhamë maksimumin në pjesën e parë. Xhixha dhe Nuabueze? Ne e kemi pasur këtë problem gjatë miqësoreve. Dihet që nuk kemi një organikë aq të pasur, por ata nuk dhanë maksimumin. Kaq mund të them për momentin. Do analizohet në detaje, dhe do nxjerrim përgjegjës­itë. Ne pësuam një presion 50 minuta, në fazë defensive. Kemi humbur topa që i dhanë kurajë Vllaznisë, duke fituar goditje nga këndi. Ata na njihnin më tepër. A e dëmton një skuadër si Laçi, fakti që shpallet titulli si objektiv? Objektivi për të pretenduar dhe ne për kampion, ka ardhur si rezultat i lojërave të mira që kemi bërë dhe rritjes së lojtarëve. Por, objektivi ynë janë Kupat e Europës. Kjo deklaratë e imja është bazuar duke parë lojën në këto ndeshje para sezonit. Pretendime­t e mia janë, por me skuadrën që kam dhe me punën e bërë, mora një përgjigje negative. Shpresojmë që në të ardhmen lojtarët të zbatojnë detyrat e trajnerit dhe do bëhet më e lehtë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania