Panorama Sport (Albania)

Hygor: Vija nga pushimet, ishte një debutim ëndrrash

"Ky kampionat do jetë edhe i brazilianë­ve. Tifozët fantastikë"

- ADMIR URUÇI

Mjaftoi ajo predhë nga 22 metra që Hygor Guimaraes Goncalves të ndizte "Loro Boriçin". Debutim më perfekt as që e kishte menduar, ndaj edhe mesfushori nuk e mohon gëzimin për këtë fillim të mbarë. Gjatë intervistë­s së dhënë për mediat në përfundim të krejt ndeshjes, braziliani është shprehur i magjepsur nga publiku dhe paralajmër­on se bashkë me Emerson dhe Uenderson, do t'i japin bukuri Vllaznisë.

Hygor shënon që në debutim, i kënaqur me këtë nisje te Vllaznia?

Mendoj se është një start perfekt. Më mirë nuk ka ku shkon. E nisa me gol dhe kjo është një gjë shumë pozitive për çdo lojtar. Normalisht që jam shumë i gëzuar. Është një fillim me këmbën e mbarë, kështu themi ne në Brazil.

Çfarë impakti ju dhanë tifozët dhe pritja e tyre?

Është fantastike të kesh një publik që të mbështet dhe të përkrah. Jam shumë i kënaqur me ta.

Festuat dhe kërcyet shumë pas golit, kishte një motiv?

Unë kam lënë në Brazil të gjithë të afërmit e mi, nënën, gruan familjen, por edhe djalin që më kërkonte gjatë gjithë kohës një gol. "Baba, një gol të lutem", këtë më tha. Normalisht që arritja e këtij goli ishte një lumturi për mua.

Si është kondicioni fizik i Hygor?

Mund të them se nuk është më i miri. Isha me pushime pranë familjes sime dhe kjo shpjegon gjithçka. Kam shumë nevojë që të përgatitem. Këtë ma ka kërkuar edhe trajneri im, ndaj dua të stërvitem sa më mirë dhe të fitoj gjendjen time optimale.

Një trio braziliane në Shkodër. Çfarë mund të bëjë Hygor bashkë me Emerson e Uenderson?

Jemi të kënaqur që jemi tre këtu te Vllaznia. Shpresojmë të japim më të mirën dhe ky kampionat të jetë edhe yni. Të paraqesim vlerat tona më të

mira në shërbim të ekipit.

Goli i dytë do të vijë ndeshjen e radhës...?

Shpresoj të shënoj sërish, por ajo që dua më shumë është të gjej formën më të mirë dhe ritmin e shokëve. Të bëjmë pjesën tonë dhe pastaj të shpresojmë edhe te shënimi i golave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania