Panorama Sport (Albania)

Jonuz: Prisni një Vllazni të bukur, Hygor do të jetë zbulim

-

Fillimi i mbarë është gjysma e punës. Me këtë parim po ecën edhe Mirsad Jonuz. Gjatë intervistë­s së dhënë pas ndeshjes, maqedonasi skanoi ekipin, merkaton, por edhe objektivat. Dukshëm nuk dëshiron që ta vendosë nën presion ekipin, por as veten, ndaj pret që t'i marrë hapat me radhë. Mendon vetëm fitoren e dytë në Ballsh, ndërsa quan Hygorin si lojtarin më të mirë që mund të ketë ardhur në Shqipëri. PËR "SUPERSPORT" Si ndiheni pas fitores së parë? Ishte shumë e rëndësishm­e për startin, për mua, për tifozët, për skuadrën. Kam pasur një kohë të shkurtër. Jam munduar t'i marr maksimumin skuadrës. Përgatitja rezultoi e suksesshme. Laçi ishte një skuadër shumë e fortë, pati 2-3 mundësi shënimi. Duhet të punojmë ende. Dy futbollist­ët brazilianë duhet të ingranohen mirë me ekipin. Puna fillon dhe vështirëso­het në sfidat e radhës me Bylisin dhe Tiranën. Ishte vetëm fillimi.

Keni pasur objektiv në momentin që keni ardhur në skuadër?

Është shumë e rëndësishm­e që në fillim të ndërtoj një skuadër të mirë. Më pas të shohim hap pas hapi se çfarë mund të arrijmë. Besoj se në ndeshjet e radhës do të luajmë akoma më mirë. Jam i kënaqur që lojtarët po më ndjekin. Në javët në vijim do të kemi një ide më të qartë rreth objektivit. Hygor është një nga lojtarët më të mirë që do të luajë në Shqipëri. Presim Ramadanin dhe një mbrojtës të krahut të majtë nga Uganda. Me këta lojtarë, do të kemi një skuadër më kompetitiv­e. A është normale që kampionati ka filluar, ndërsa skuadra nuk është e kompletuar? Është normale. Me kalimin e ditëve do të kemi edhe përforcime­t. Bashkia po na mbështet. Dua të falënderoj tifozët që na mbështetën. Janë më të mirët në Shqipëri. PËR MEDIAT LOKALE

A ndjetë ndopak presion, pasi jeni një ekip që vini nga Kategoria e Parë?

Presioni është më i madh, kualiteti i ekipeve është më i madh. Prandaj për ne ishin shumë të rëndësishm­e këto tri pikë. Me këto fitore futemi me një psikologji të re në fushën e lojës në takimet e ardhshme. Një notë për tifozët a e keni?

Po, ishte një ndeshje shumë e mirë dhe fansat ishin një mbështetje për mua. Mendoj se po gjej të njëjtët tifozë dhe të njëjtën përkrahje si në Prilep. Me këta lojtarë dhe me këta sportdashë­s, do të shkojmë përherë dhe më mirë.

Kur do të jetë gati Vllaznia që ju doni dhe lojtarët e ardhur? Pas Bylisit e Tiranës, mendoj se do të jenë të gatshëm edhe lojtarët që kanë ardhur.

Pse zgjodhët të merrnit lojtarë pa formën e duhur dhe mund të na zbuloni emrin e ugandezit?

Lista e transferim­eve po mbyllet dhe kohë nuk kishte më. Sa i përket mbrojtësit të majtë, është një lojtar i mirë dhe i kombëtares së Ugandës. Por ka problemin e vizës. Nëse e merr vizën, mund të bashkohet me ne.

Me çfarë objektivi shkon Vllaznia në Ballsh pas katër ditësh?

Do të shkojmë për të fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania