Panorama Sport (Albania)

Hila prezantohe­t te Prishtina: Kampion edhe në Kosovë

Elbasanasi firmos kontratë 1+1 për 38 mijë € në sezon

-

Nuk ka më dilema, Ardit Hila do ta vazhdojë karrierën në Kosovë ku do të jetë pjesë e Prishtinës. U fol për një duel Prishtina-Kukësi në orët e fundit për shërbimet e ishmesfush­orit të Partizanit, por në fund elbasanasi është bindur nga oferta e kryeqyteta­sve të Kosovës. "Panorama Sport" ka mësuar se Hila ka firmosur kontratë 1+1 me Prishtinën, ku llogaritet të përfitojë rreth 38 mijë euro në sezonin e aktual, por me të drejtë rritjeje nëse vazhdon te bardhekalt­rit. Afrimin dhe prezantimi­n e Ardit Hilës e ka bërë zyrtare vetë Prishtina nëpërmjet një postimi në faqen e klubit. Hila te Prishtina do të gjejë një tjetër shok skuadre të Partizanit, Labinot Ibrahimi, dhe trajnerin Mirel Josa. Edhe pse afati i transferim­it të lojtarëve në Kosovë ka përfunduar, Hila ishte një lojtar i lirë, për shkak të ndërprerje­s së kontratës me kampionat në fuqi. Kështu që, nuk kishte pengesë për të firmosur. Hila është vënë menjëherë në dispozicio­n të trajnerit Mirel Josa. Pas fitimit të titullit me Partizanin, mesfushori do të synojë të ketë të njëjtin fat edhe me Prishtinën. Përveç lajmit të zyrtarizmi­t të marrëveshj­es, në faqen e klubit kosovar jepet edhe prononcimi i parë i 26-vjeçarit si futbollist­i më i ri i Prishtinës.

NJOFTIM I KLUBIT:

"Pas negociatav­e jo të lehta, FC Prishtina ka bindur mesfushori­n, Ardit Hila, që t'i bashkohet Prishtinës në dy vitet e ardhshme. Hila, 26 vjeç, i lindur më 6.1.1993 në Elbasan, në edicionin 2018/19 është shpallur kampion me Partizanin, duke u paraqitur në 27 ndeshje në kampionat. Hila, pas një viti te Partizani, më parë është paraqitur tri vite me Teutën dhe dy vite me Elbasanin. Si mesfushor qendror, në të gjitha garat zyrtare, ka regjistrua­r 159 paraqitje duke shënuar 15 gola

dhe asistuar në 9 gola". "Vërtet ka qenë e vështirë ta ndërrosh Partizanin. Me gjithë ofertat e tjera që nuk munguan, as nga skuadra pretendues­e, projekti i Prishtinës, trajneri Josa dhe udhëheqja e klubit më bindën me planin dhe si përfundim vendosa t'i bashkohem Prishtinës. Të them të drejtën nuk është se di shumë për futbollin këtu, por

vij për të fituar, sidomos kampionati­n, me të cilin pa mburrje them se tani e kam një përvojë të tillë të fundit me Partizanin. Besoj do ta ndihmoj shumë ekipin drejt këtij rrugëtimi, që Prishtinës i mungon. Shpresoj shumë që gjithçka do të ecë siç është më së miri", ka thënë Hila pas nënshkrimi­t të kontratës me bardhekalt­rit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania