Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj: Do të jetë sezoni im te Kukësi

Sulmuesi: Vjet kishim eksperienc­ë moshe, me Abazajn e Gavazajn na kanë zili

- Skerdilaid Sulozeqi

Kukësi vuajti shumë për të pasur shërbimet e Vasil Shkurtajt në janarin e këtij viti, por sakrifica që bëri klubi për atë ia vlejti. Sezonin që shkoi ai e ndihmoi Kukësin për të fituar Kupën e Shqipërisë dhe për t'u renditur në vend të dytë në kampionat. Ndërsa në startin e sezonit të ri ndëshkoi Partizanin dhe i dha tri pikët Kukësit me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" shtatlarti tregon ndjesitë për këtë fitore, objektivat dhe flet për ndryshimet në ekip. Sulmuesi vlerëson shumë afrimin e dy ish-lojtarëve të Kombëtares, Abazaj dhe Gavazaj, me të cilët beson se Kukësi do jetë shumë i fortë. Shkurtaj pranon se objektiv personal ka të ndihmojë sa më shumë ekipin me lojën dhe golat e tij, e natyrisht të tejkaloj të shkuarën e tij sa i përket numrit të golave.

Çfarë ndryshoi për Kukësin nga finalja e Superkupës?

Nuk ndryshuan shumë gjëra, formacioni ishte thuajse njësoj. Vetëm që ishim më të përgatitur edhe kemi filluar të lidhemi si ekip. Kuptuam që nëse luajmë si grup e me pak kujdes, do ta mundnim Partizanin e kjo u duk që në ndeshjen e shkuar në Superkupë. Ishim vetëm dy minuta pranë fitores në atë finale. Zhvilluam një ndeshje të mirë e një pjesë të dytë të shkëlqyer, me pak fat dhe më shumë kujdes do të ishte ndryshe situata. Gjithsesi, ne e kuptuam se sa forcë kemi dhe e demonstrua­m në takimin hapës të kampionati­t. Kemi brumë dhe trajneri duket se po bën punën e duhur me vendosjen e lojtarëve në fushën e lojës.

Jeni i kënaqur me këtë fitore mjaft të rëndësishm­e për moral, por edhe për pikët?

Nuk mund të fillonte më mirë sesa kaq kampionati për Kukësin. Fitorja e parë kundër Partizanit na jep shumë moral për të ardhmen.

Fillimi i mbarë gjysma e punës, e prisnit këtë fitore me golin tuaj dhe çfarë ju motivoi më shumë?

Normalisht kur e fillon kampionati­n me fitore është gjë e mirë, sepse ke moral të lartë për ndeshjen tjetër. Kisha besim që mund të shënoja, pasi ishim përgatitur mirë gjatë javës. Por, duke marrë shkas nga ndeshja e Superkupës prisja më shumë gola. Gjithsesi, fitorja më gëzon, sidomos kur shënoj dhe arrin të fitojë ekipi.

Si e shikoni garën për titullin dhe sezonin e ri?

Besoj që janë 4-5 ekipe në garë për kampionati­n. Mendoj që kampionati­n e fiton ai ekip që bën më pak gabime gjatë rrugës, sepse diferencat janë shumë të vogla. Shpresoj dhe besoj shumë se ne do të jemi cinikë në rezultate, duhet të administro­jmë mirë fuqitë tona. Rruga është shumë e gjatë dhe e lodhshme, e vështirë, por unë besoj se ky do të jetë viti ynë.

Kukësi ka ndryshuar shumë. Çfarë përshtypje­sh kishit për ekipin e sezonit që shkoi dhe aktualin?

Përveç disa lojtarëve që ikën, shumica që kanë qenë themelorë janë këtu. I vetmi ndryshim është që në sezonin e shkuar kishim më shumë eksperienc­ë në moshë.

Me ardhjen e Abazajt forcohet ndjeshëm sulmi. Jeni i kënaqur me këtë përforcim dhe në përgjithës­i për merkaton?

Lojtar si Abazaj edhe Gavazaj do t'i donte çdo ekip në Superiore dhe ndoshta me gjerë. Jemi me shumë fat që i kemi edhe shpresoj të na ndihmojnë në realizimin e objektivav­e.

Mendoni që Kukësit i duhet edhe ndonjë element tjetër?

Besoj që me Abazajn jemi të plotë.

Vjet, në javën e fundit, jua mori "Këpucën e Artë" shoku i skuadrës Rexhinaldo. Po këtë sezon, me kë mendoni se do të rivalizoni për këtë trofe?

Nuk e di se kush mund të më rivalizojë me mua, por di që do të punoj fort që cilido nga sulmuesit e tjerë të ketë më pak gola se unë. Kjo gjë është normale. Nuk dua të tregohem egoist apo cinik, por natyrisht kur je sulmues përpiqesh të shënosh sa më shumë. Vjet ishte histori tjetër.

Çfarë objektivas­h i keni vendosur vetes për këtë sezon të ri?

Për veten mund të them që dua të shënoj sa më shumë gola, të ndihmoj ekipin tim. E di që presin shumë nga unë dhe dua ta justifikoj veten me lojë dhe me gola. Natyrisht që si çdo sulmues apo çdo njeri do të kërkoj të përmirësoh­em si në lojë ashtu dhe në statistika. Dua të shënojë më shumë sesa në sezonin që lamë pas. Ky është një objektiv personal që dua ta arrij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania