Panorama Sport (Albania)

Derbi pa fitues, gjykojnë tri femra nga Durrësi

Ndeshje e fortë dhe plot emocione në Rrogozhinë

- ALDO BUZI

Duele të tilla derbi si ky mes Egnatias dhe Besës dhurojnë emocione edhe në miqësore. Kështu ndodhi edhe dje në stadiumin "Hasan Zyla", ku ndeshja përfundoi në barazim 1-1, por loja ishte shumë e fortë dhe me raste. E veçanta këtë herë ishte se u gjykua nga një treshe gjyqtaresh femra nga Durrësi, me kryesore M.Çemerin dhe asistente të saj E.Larajn dhe B.Xhajën. Gjithçka ishte mjaft korrekte si në fushë, ashtu edhe në shkallët e stadiumit. Për rrogozhina­sit ishte testi i katërt në këtë fazë përgatitor­e dhe trajneri Ndriçim Kashami kishte bërë disa ndryshime në formacion, nga porta në sulm. Një mungesë e rëndësishm­e ishte ajo e kapitenit Jurgen Vogli,

për shkak dëmtimi. Për të njëjtën arsye nuk luajti tek Egnatia as braziliani Gustavo. Brahimaj dhe Bilali ishin titullarë dhe bashkë me braziliani­n Da Kosta i dhanë cilësi lojës së rrogozhina­sve.

NDESHJA - Duke e përjetuar si një ndeshje zyrtare, të dyja skuadrat e nisën lojën me përqendrim maksimal. Egnatia rrezikoi me Da Kostën dhe Dimon, por Miraka ishte i vëmendshëm. Në minutën e 6-të erdhi goli i Besës me nigerianin Onuh, pas një pasimi të saktë të Carës. Goli u dha besim kavajasve dhe i bëri ata më të lëvizshëm në fushë. Trajneri Kashami u kërkoi të tijve të luanin pa presion dhe në vazhdim të ndeshjes u shtuan edhe rastet për

shënim, por asnjë nga lojtarët e të dyja ekipeve nuk pati shënjestrë­n e duhur për të finalizuar. Për t'u veçuar janë rastet e Dimos, Bilalit dhe Da Kostës, që u ndalën nga portieri Miraka. Edhe ndërrimet e shumta nga të dy trajnerët nuk e ulën ritmin e ndeshjes dhe emocionet vazhduan deri në fund. Egnatia ishte afër golit me

Lajthinë, i cili gaboi edhe pse i vetëm përballë Mirakës. Miqtë nga Kavaja, me Hoxhën dhe Ndraxhin, e kërcënuan portën rrogozhina­se, por pa rezultat. Trajneri Gugash Magani, duke parë rrjedhën e ndeshjes, futi në lojë edhe Xhafën, Zefin e Thaçin, të cilët i dhanë freski skuadrës së tij. Megjithatë, këmbëngulj­a

e Egnatias solli golin e barazimit në minutën e 78të, kur qendërmbro­jtësi Doksani gjuajti fort nga jashtë zonës, topi u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë. Loja u ndez më shumë në minutat e mbetura, por pa prodhuar gola, duke bërë që gjithçka të mbyllej në barazim 1-1 në duelin mes dy skuadrave fqinje.

 ??  ?? Treshja e gjyqtareve dhe dy kapitenët e skuadrave
Treshja e gjyqtareve dhe dy kapitenët e skuadrave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania