Panorama Sport (Albania)

Burreli përmbys Tërbunin, afron dy brazilianë

-

Tërbuni dhe Burreli u përballën dje për herë të dytë në një ndeshje miqësore. Ndeshja e luajtur paradite në Pezë-Helmës përfundoi me fitoren e matjanëve, 1-2. Tërbuni e nisi vrullshëm takimin dhe shënoi pas 8 minutash me Veriun, i cili realizoi pas një krosi të Mahmutajt. E gjithë pjesa e parë është dominuar nga pukjanët që krijuan raste të tjera për ta dyfishuar rezultatin, por nuk ia arritën qëllimit. Me fillimin e pjesës së dytë, dy trajnerët bënë shumë ndërrime. Tërbuni shpërdoroi edhe disa raste të tjera, kurse Burreli, me dy kundërzbri­tje në fundin e ndeshjes, arriti ta përmbyste rezultatin në 1-2. Për matjanët shënuan Farruku në minutën e 78-të dhe braziliani Santana në të 89-ën, duke përfituar edhe nga gabimet në mbrojtje të Tërbunit. Santana është një nga dy brazilianë­t e afruar së fundmi tek ekipi matjan. Duhet theksuar se kjo miqësore është zhvilluar në temperatur­a të larta, megjithatë ishte e fortë, pasi lojtarët dhanë gjithçka në fushë dhe bënë edhe gabime. Nuk luajti për Tërbunin mesfushori Saliaj, i cili duket pranë largimit nga ekipi.

TRAJNERËT - Pas ndeshjes, trajneri i Tërbunit, Oltijon Kërrnaja, tha: "Ekipi po konsolidoh­et gradualish­t. Në këtë ndeshje u detyrova të bëj shumë zëvendësim­e edhe për shkak të temperatur­ave të nxehta. Ekipi po merr formë dhe e rëndësishm­e është që Tërbuni po paraqitet mirë. Jemi zhbllokuar në sulm, por mendoj se na duhet edhe një qendërmbro­jtës për të mbyllur merkaton". Kurse trajneri Gentjan Stojku, u shpreh: "Për mua është fillimi me ekipin e Burrelit, kjo ishte ndeshja ime e parë në krye të tij. Tërbuni dominoi në lojë dhe duhet të them se ka formuar një ekip të fortë, por ne shënuam në fund dhe arritëm ta fitonim ndeshjen".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania