Panorama Sport (Albania)

Korabi dominon, Ilirinë e shpëtojnë shtyllat

- B.Balliu

Pasi barazoi me Erzenin në mesjavë, Iliria u ndal edhe dje në barazim në miqësoren e luajtur me Korabin në stadiumin "Redi Maloku. Ishte një ndeshje me ritëm, ku miqtë ishin ata që iu afruan më tepër golit, duke goditur në disa raste shtyllën, por pa arritur që të shënojnë. Loja nisi e qetë, me dibranët që u shfaqën rrezikshëm para portës së mbrojtur nga Shera, por ishin pa fat, pasi në dy raste në fraksionin e parë shtylla ua mohoi golin, si Skukës, ashtu edhe Gjongecit dy minuta më vonë. Iliria nuk ishte në një ditë të mirë dhe gjatë pjesës së parë portieri Birja nuk u shqetësua në asnjë moment. Pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e balancuar. Të dy trajnerët i freskuan skuadrat, duke aktivizuar lojtarët që kishin në provë, por pavarësish­t përpjekjev­e të dy ekipeve, nuk pati gol deri në fund.

TRAJNERËT - "Pavarësish­t se janë miqësore, me këtë lloj loje që po zhvillojmë, nuk kemi gjë në terezi. Na duhet shumë punë për të krijuar një grup kompakt për të përballuar rivaliteti­n e ashpër të kampionati­t. Presim lojtarët për të krijuar një ekip të pranueshëm", tha trajneri i Ilirisë, Sala. Më entuziast ishte trajneri i Korabit, Bubeqi, i cili u shpreh: "Deri në fillim të kampionati­t duam të zhvillojmë sa më shumë miqësore, sepse jemi prapa. Qarkullimi i topit ishte aty ku ne presim, kurse për rastet para portës duhet të punojmë më shumë. Kemi një grup të mirë, që është forcuar me Çaçon, Mziun dhe Xhabrahimi­n. Kemi objektiv një ndër tri vendet e para".

ÇUDIA - Tek Iliria ende nuk ka ndonjë afrim zyrtar, kur jemi 3 javë përpara startit të sezonit. Shumë futbollist­ë janë provuar deri tani, por asnjë nuk e ka bindur stafin teknik për t'i afruar një kontratë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania