Panorama Sport (Albania)

Shënkolli i jep një leksion të mirë Kastriotit

-

Kastrioti ka pretendime për t'u kthyer në Superiore, por dje ka marrë një leksion të mirë në fushën e Shënkollit, ku është mundur 2-1. Loja nisi nën kontrollin e shënkollas­ve, të cilët e kërkuan golin që në minutat e para, por pa mundur të finalizoni­n rastet e krijuara. Në minutën e 7-të Kastrioti fitoi një penallti, që u kthye në gol nga Marku. Pas pësimit të golit, Shënkolli e rimori kontrollin e lojës dhe e detyroi kundërshta­rin të luante në gjysmëfush­ën e vet. Në minutën e 22-të ia doli të barazonte me anë të sulmuesit Ruben Danaj. Miqtë nga Kruja u përpoqën për t'u organizuar dhe për të shënuar, por fraksioni i parë u mbyll me shifrat e barabarta, 1-1. Pjesa e dytë foli në favor të vendësve, të cilët kërkuan avantazhin dhe pas disa aksioneve ia dolën të shënonin me anë të Jusuf, një futbollist afrikan që është në provë. Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Shënkolli e administro­i lojën, duke e përballuar si duhet Kastriotin dhe duke e ruajtur avantazhin deri në fund. Pas ndeshjes, trajneri i Shënkollit, Dritan Smajli, tha: "Në përgjithës­i jam i kënaqur me skuadrën, pasi ka nisur që të funksionoj­ë mirë grupi dhe kjo për mua ka rëndësi më shumë se rezultati. Besoj se deri në nisje të kampionati­t, skuadra do të konsolidoh­et dhe futbollist­ët do të karikohen mjaftueshë­m për ta përballuar gjithë sezonin. Hap pas hapi po punojmë me diferencë me ata sektorë që paraqesin më shumë probleme. Merkatoja do edhe pak kohë që të mbyllet, ndaj po studiojmë nevojat, pra ende nuk e kemi mbyllur". Pas kësaj ndeshjeje miqësore, stafi teknik i Kastriotit është dukur shumë i mërzitur. Krutanët kanë pretendime madhore për sezonin e ri, por me atë që treguan ndaj Shënkollit, vështirë se do të kthehen në elitë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania