Panorama Sport (Albania)

Apolonia bind në Cërrik, sinjal i qartë për elitën

Ndeshje me ritëm e emocione, vendosi përvoja e miqve

- ARTAN PAJA

Turbina ka pësuar humbjen e dytë në stadiumin "Nexhip Trungu" të Cërrikut, pas asaj me Luftëtarin javën që shkoi. Këtë herë ishte Apolonia që fitoi 0-2, duke treguar se është pretendent­e serioze për ngjitjen në Superiore. Fierakët shënuan në fundin e çdo pjese, në të parën me Mihanën dhe në të dytën me Branicën. Gati 300 sportdashë­s vendës të pranishëm në stadium i kanë duartrokit­ur të dyja skuadrat për lojën emocionues­e dhe "Fair Play"n që dhuruan gjatë 90 minutave. Cërrikasit e nisën mirë lojën dhe për t'u veçuar është një goditje "predhë" e Koldashit, por topi kaloi pranë shtyllës së majtë pingule të portës fierake. U kundërpërg­jigjën miqtë nga Fieri me një gjuajtje nga distanca të Smaçit, por edhe ai nuk gjeti dot kuadratin. Në fundin e pjesës parë, Apolonia kaloi në avantazh, duke shfrytëzua­r një rast me protagonis­t Gjatën dhe Mihanën, me këtë të fundit që e përcolli topin në rrjetën e Kukës. Pjesa e dytë kishte sërish ritëm nga të dyja skuadrat.

Turbina tentoi të barazonte me anë të braziliani­t Romulo, i cili gjeti të gatshëm portierin Harizaj. Ymeraj dhe Mehmeti u përpoqën të shënonin për Apoloninë, por edhe ata pa rezultat. Edhe pas zëvendësim­eve të kryera nga dy trajnerët Lubani dhe Mërgjyshi, loja prodhoi emocione.

Goli i dytë i ndeshjes do të vinte në fundin e saj, kur pas një rrëmuje në zonën e Turbinës, Branica u shfaq i vetëm me portierin Kuka dhe e kishte të lehtë ta dyfishonte rezultatin. Kjo ndeshje miqësore u ndoq me mjaft interes edhe nga personazhe­t "VIP", ku veç presidentë­ve respektivë

Gentian Gjoka dhe Koço Kokëdhima, ra në sy edhe prezenca e presidenti­t të Elbasanit, Arben Laze.

LUBANI - Pas kësaj ndeshjeje, trajneri i cërrikasve, Ergi Lubani, theksoi: "Apolonia ishte një skuadër shumë e mirë, ashtu siç e prisja. Sërish golat që pësuam erdhën nga goditjet standarde, aty ku kemi më tepër nevojë të përmirësoh­emi. Sinqerisht, jam i kënaqur nga lojtarët e mi, pasi bënë përpjekje dhe shfaqën rezistencë. Javën që vjen do të luajmë dy miqësore të tjera dhe pres që skuadra të jetë edhe më mirë në lojë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania