Panorama Sport (Albania)

Shkumbini surprizohe­t nga Sopoti, nisin skarcimet

-

Shkumbini është mundur 0-1 nga Sopoti në miqësoren e zhvilluar dje në stadiumin e Peqinit. Ishte sfida e 3-të brenda një harku të shkurtër kohor, ku peqinasit janë mundur nga Egnatia dhe Sopoti, ndërsa kanë barazuar me Elbasanin. Kanë realizuar vetëm një gol dhe kanë pësuar tre të tillë. Pas kësaj ndeshjeje, trajneri Branica ka larguar disa lojtarë të ardhur për provë. NDESHJA - Shkumbini luajti pa Ramazanin dhe Nexhën, të cilët nuk janë në dispozicio­n, ndërsa Sopoti e nisi me shumë vrull takimin, i udhëhequr nga Çota. Iniciativë­n e morën të parët vendësit, duke rrezikuar me Mustafajin dhe Sadikun, por portieri Alliu e ruajti portën të paprekur. Në minutën e 34-t, Reshka, i pambuluar, shënoi golin e fitores për Sopotin. Reagimi i peqinasve ishte i mirë, por mbrojtja mike ishte e saktë. Në fraksionin e dytë u kryen shumë ndryshime në formacione­t e dy skuadrave. Te Shkumbini ra në sy debutimi i sulmuesit afrikan Ngo Osuagua. Pavarësish­t disa rasteve sporadike, duhet thënë se loja e humbi disi ritmin e pjesës së parë dhe librazhdas­it arritën ta ruanin avantazhin deri në fund. TRAJNERËT - Sokol Branica, trajneri i peqinasve, pas ndeshjes u shpreh: "Mendoj se skuadra nuk është ende në nivelin e duhur, kjo u pa qartë në fushë. Kemi nevojë për përforcime të tjera në çdo repart, pasi kampionati është i vështirë". I kënaqur ishte pas fitores trajneri i Sopotit, Klajdi Kënga, i cili theksoi: "Pavarësish­t se ishte një ndeshje miqësore, jam i kënaqur, sepse kemi bërë një paraqitje pozitive. Jemi në rrugën e duhur dhe e them me bindje se Sopoti do të synojë vendin e parë". Fatmir Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania