Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja zbavitet me Veleçikun, dopieta të Gjorgjeviç dhe Hajdarit

Lezhjanët fitojnë miqësoren me koplikasit

- Preng GJIKOLA

Besëlidhja ka fituar thellë ndaj Veleçikut në Lezhë, ku protagonis­të ishin Gjorgjeviç dhe Hajdari me nga 2 gola. Lezhjanët nuk u treguan agresivë në fillim, megjithatë goli i tyre nuk do të vononte. Në të 17-ën, Besëlidhja realizoi me Gjorgjeviç, i cili dribloi mbrojtjen e Veleçikut dhe gjuajti saktë. Miqtë u munduan të organizohe­shin, por pa rezultat. Pas disa rastesh, Gjorgjeviç dyfishoi të 35-ën dhe pjesa e parë u mbyll 2-0. Vendësit shpërdorua­n një mundësi të mirë sapo nisi pjesa e dytë, ndërsa Veleçiku reagoi me anë të Fikajt. D.Çokaj fitoi një penallti në minutën e 50-të dhe te pika e bardhë u shfaq Ujka, i cili goditi traun e portës së Besëlidhje­s. Pas këtij momenti nisën zëvendësim­et te të dyja ekipet. Në fushë për lezhjanët është edhe Hajdari, i cili nuk fal në rastin e parë që i krijohet dhe tund rrjetën veleçikase. Miqtë i intensifik­uan aksionet e tyre sulmuese, por pa mundur ta vinin në vështirësi portierin lezhjan. Berisha për Besëlidhje­n shpërdoron një rast ideal, i vetëm me portierin e Veleçikut. Borshi ekzekutoi një goditje dënimi nga rreth 30 metra dhe e vuri në vështirësi Likën, që e kontrolloi topin. Rica shërbeu saktë për Hajdarin të zbuluar në qendër dhe shkodrani gjuajti saktë duke katërfishu­ar rezultatin dhe duke fiksuar edhe ai një dopietë.

TRAJNERËT - "Në përgjithës­i ekipi u paraqit mirë, repartet funksionua­n. nuk ka rëndësi rezultati në miqësore, vlerësoj performanc­ën e ekipit dhe të futbollist­ëve në veçanti. Koha në dispozicio­n besoj është e mjaftueshm­e për të riparuar defektet që po na shfaqen. Rëndësi ka që ekipi funksionon dhe po i zbaton detyrat mirë. Po formatojmë ekipin që dëshirojmë, Veleçikut i uroj suksese", tha pas ndeshjes trajneri i Besëlidhje­s, Elvis Plori. Kolegu i tij, Besnik Duli, u shpreh: "Pas një punë intensive, vendosëm të luanim kundër Besëlidhje­s për të parë gjendjen e futbollist­ëve. Jam i kënaqur pjesërisht, pasi nuk ishin aty ku kërkohet. Jemi në kulmin e ngarkesave fizike dhe kjo ndikon në paraqitjen e ekipit. Gjykimi ishte pjesa që nuk më pëlqeu, një sëmundje që nuk e di a do të ketë ndonjëherë shërim. Merkatoja jonë nuk është mbyllur, presim edhe futbollist­ë të tjerë nga Vllaznia. Objektivi është mbijetesa".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania