Panorama Sport (Albania)

Festival golash dhe polemika, por në Firence fiton Napoli

Debuton Riberi, Ançeloti nervoz: Më ofenduan për 90 minuta

-

Ndeshja e dytë e ditës së parë të Serisë A ishte një spektakël më vete, së cilës nuk i mungoi asgjë: intensitet, festival golash dhe polemika. Gjithsesi, në fund ishte Napoli që fitoi 4-3 në Firence, përballë vjollcëve, edhe pse këta të fundit akuzojnë ashpër arbitrat për rezultatin final. Skuadra e Ançelotit arrin të mbajë hapin e Juventusit, pasi këta të fundit fituan në Parma dhe dueli i fundjavës së ardhshme pritet të jetë edhe më emocionues. Në "Artemio Franki", në 30 minutat e para, në fushë shihet vetëm Fiorentina, e cila zhbllokon me penallti, me Pulgarin, që në minutën e 9-të. Por, ishte Mertens ai që vendos të zgjojë Napolin, duke barazuar në të 38-ën dhe tërbon një qytet të tërë, duke fituar një penallti shumë të dyshimtë, të cilën Insinje e shndërron në gol, duke mbyllur pjesën e parë në 2-1. Në të dytën, Fiorentina barazon menjëherë me Milenkoviç (52'), por vetëm 4 minuta më vonë, Kajehon bën 3-2 për Napolin. Vjollcët nuk dorëzohen, por Boateng, i ardhur nga stoli, rikthen baraspeshë­n në të 65-ën, ndonëse Insinje bën dopietë, duke rikthyer avantazhin për të kaltrit vetëm pas dy xhirosh të kronometri­t. Në minutat e fundit, ka vend edhe për debutimin e Riberisë, por francezi nuk mundi të ndryshonte fatin e ndeshjes.

Ançeloti, i turbullt - Karlo Ançeloti nuk ka dashur të hyjë në polemikat për penalltinë, por ka analizuar ndeshjen, duke u projektuar te dueli i radhës, ndaj Juventusit: "Morëm 3 pikë të rëndësishm­e, pasi në Firence nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh, - bën hyrjen trajneri i Napolit. Unë i nervozuar? U ofendova për 90 minuta me radhë, por në fund, pas sfidës, nuk ngurrova që t'u tregoja disa prej injorantëv­e, të cilët më morën në shënjestër, që të shkonin në shtëpi. Ndërsa për pjesën tjetër, mund të them se Fiorentina ka një tifozëri fantastike. Penalltia e Mertensit? Nuk flas për arbitra, dua të shoh përpara. Sfida me Juven vjen me shqetësime? Është e vërtetë që pësuam 3 gola, por në të njëjtën kohë realizuam 4 në transfertë. Prandaj, kur dëgjoj se na duhet edhe një sulmues, mendoj se do të ishte më mirë nëse investojmë dhe presidenti më sjell një mbrojtës, sepse këtu kemi probleme. Ndërsa për sa i përket ndeshjes me Juven, skuadra do të jetë gati. E dimë se sa e rëndësishm­e bëhet që në javën e dytë ky rezultat, por mendoj se mund të bëjmë një tjetër paraqitje pozitive", tha Ançeloti.

 ??  ?? Episodi i dyshimtë, me të cilin Dris Mertens fitoi penalltinë në minutën e 42-të të takimit, edhe pse më shumë sesa një faull, duket një simulim i qartë i sulmuesit të Napolit.
Episodi i dyshimtë, me të cilin Dris Mertens fitoi penalltinë në minutën e 42-të të takimit, edhe pse më shumë sesa një faull, duket një simulim i qartë i sulmuesit të Napolit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania