Panorama Sport (Albania)

Monako këmbëngul për Kesin, “Djalli” monitoron Uanijaman

Merkato, rokadë afrikanësh te kuqezinjtë

-

Monako vijon të mendojë seriozisht për Frenk Kesin dhe në orët e ardhshme mund të zyrtarizoj­ë një ofertë prej 30 milionë eurosh për mesfushori­n. Teksa në "Casa Milan" nuk pritet të bëjnë rezistencë, ai që ka dyshime lidhje me largimin është vetë futbollist­i. Sipas "Sportmedia­set", afrikani heziton sepse kërkon një klub të nivelit më të lartë se ai i Milanit, teksa edhe në aspektin e pagës pretendon shumë. Në raportimin mediatik, thuhet se Kesi dëshiron 4.5 milionë euro në vit, teksa kësaj page dëshiron t'i shtojë edhe disa bonuse të lidhura me paraqitjet dhe golat. Pretendime­t e tij janë thuajse të barabarta me dyfishin e asaj që arkëton te Milani, por kjo është thjesht një kërkesë paraprake për të testuar vullnetin e francezëve. Pasi të marrin miratimin e Milanit, drejtuesit nga "Principata" do të ulen në bisedime me menaxherin e 22-vjeçarit, duke tentuar akordin për një rrogë më të përmbajtur. Mësohet se Monako është gati t'i garantojë 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuse të ndryshme.

Alternativ­a - Nëse arrihet marrëveshj­a, Milani do të hidhet menjëherë në sulm për të afruar një mesfushor me karakteris­tikat e Kesit. Sipas portalit "Soçer Link", kuqezinjtë janë vënë në gjurmët e Viktor Uanijamas. Keniani është pranë largimit nga Totenhemi që ka një akord me Klub Bryzhin mbi bazën e 12 milionë eurove. 28-vjeçari ka marrë kohë për të pranuar ofertën belge, sepse pret edhe një lëvizje nga ana e Milanit. Nëse italianët këmbënguli­n, mesfushori do të largohej nga "Spurs" me të njëjtët parametra transferim­i si ato të arritura me Bryzhin. Uanijama, që në karrierë ka luajtur me Seltikun (2011-2013) dhe Sauthempto­nin (2013-2016), aktualisht është kapiten i kombëtares së Kenias. Në sezonin e fundit ai ka grumbullua­r 22 prezenca me Totenhemin duke shënuar edhe një gol.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania