Panorama Sport (Albania)

Liverpul i pamëshirsh­ëm, Salah shou

Skuadra e Klopit nis sfidën me Sitin, e vetmja skuadër me pikë të plota pas 3 javësh

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tri javë, tri fitore. Dhe përshtypja është se edhe një herë tjetër, Liverpuli do të provojë deri në fund për të prishur atë mallkim që tashmë zgjat prej 29 vitesh, kohë kur kampionati anglez quhej ende First Division. Tjetër spektakël i Salahut, tjetër monolog i ekipit të Klopit, që mbetet e vetmja skuadër me pikë të plota pas javës së tretë në Premier Ligë. Në "Anfield" kishte rivalitet deri te goli i avantazhit të Matipit, ndërsa Arsenali u bë i rrezikshëm me tri raste (më flagrantin atë të Pepes). Pastaj goditja me kokë e qendërmbro­jtësit të Klopit dhe shou i Momos, i cili i shndërrohe­t në një makth David Luizin në kuptimin e vërtetë të fjalës. Fillimisht me një mbajtje nga fanella e braziliani­t në zonë te penalltia e 2-0 dhe pastaj e "djeg" në të djathtë, në një aksion personal nga gjysmëfush­a, që përfundon me të majtën e tij në rrjetë. Gjithçka e lehtë për kampionët e Europës, që në momente të caktuara u shfaqën të papërmbajt­shëm. Edhe në momentet pozitive të "topçinjve", përshtypja ishte e një Liverpuli që ishte i aftë për ta vrarë ndeshjen në çdo moment. Asnjë risi në formacioni­n e Klopit. Me përjashtim të Alisonit të dëmtuar, gjermani hedh në fushë skuadrën më të mirë të mundshme, ndërsa Emeri mban premtimin, duke i dhënë shansin e debutimit titullar Pepes (Lakazet në stol). Ndesh

ja nis fort për vendësit, të rrezikshëm pa kaluar kronometri minutën e 3-të, me një tentativë devijimi të Firminos pas goditjes krosim të Robertsoni­t. Klop u kërkon të tijve të ushtrojnë lart presing. Pastaj tri drithërima shqetësojn­ë "Anfield"-in: një me Obamejangu­n protagonis­t (parabolë pas rivënies së gabuar të Adrianit) dhe dy me Pepen (pranë shtyllës me një goditje në rrotullim dhe situatës një kundër një me Adrianin). Ishin këto të vetmet raste për miqtë, që e shohin veten në disavantaz­h pas goditjes së këndit të Arnold në 41', i cili gjen Matipin në qendër të zonës. Ndeshja përfundon këtu. Pastaj është vetëm Liverpuli. Luiz mban prej fanelle Salahun në fillim të pjesës së dytë. Penallti dhe egjiptiani nuk fal. Pastaj e nxjerr bosh mbrojtësin e Arsenalit në mesfushë dhe i hap vetes autostradë­n deri te goli i dytë personal. Në fund është akademi, me "topçinjtë" që shkurtojnë me Torreirën në minutën e 85-të, por pa e kërcënuar rezultatin. Skuadra për t'u mundur në Premier është Siti, kampionia në fuqi, por ky Liverpul nuk bën aspak shaka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania