Panorama Sport (Albania)

Klop: Liverpuli nuk është ‘Disneyland’

"S'mund t'ju argëtojmë çdo sekondë, por nuk pashë një lojtar të dobët në këtë ndeshje"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Që kur drejtimin e Liverpulit e ka marrë ai, në tetor 2015, "reds"-at kanë shënuar 26 gola në 8 ndeshjet e Premier Ligës kundër Arsenalit, rekord për një skuadër ndaj një rivaleje në kampionat për të njëjtën periudhë. Jyrgen Klop ka ndërtuar një makineri, e cila shprehet më mirë në defektet e skuadrës së Arsenalit. "Pamë 7-8 ndeshje të Arsenalit dhe nuk pamë një vendosje diamant, por ne u përshtatëm mirë. Treguam agresivite­t dhe pasion. Në momentet mbrojtëse ishim pak shumë agresivë, kur të gjithë shkonin te topi në vend që të vlerësonin opsionet e tjera. Jemi ende herët në sezon dhe të shpenzosh kaq shumë energji në fushë është e jashtëzako­nshme, ashtu siç ishte puna e skuadrës dhe disiplina taktike përveç 10-15 minutave. Firmino është një lojtar i pabesueshë­m. Jam shumë i kënaqur me lojën. Nuk pashë një lojtar të dobët apo një që të luante nën nivelin e tij. Fabinjo ishte sensaciona­l", tha trajneri gjerman, i cili më pas shtoi: "Ishte një ndeshje e shkëlqyer nga

skuadra ime kaq herët këtë sezon. Plot energji, uri dhe pasion, të cilat duhet t'i kesh ndaj një ekipi si Arsenali. Ishim pak të surprizuar nga moduli i tyre. Nuk e dinim që ata do të luanin me skemën diamant, por ne ndryshuam dhe i menaxhuam mirë. Në 10 minutat e

fundit zotërimi i topit ishte 5347%, por gjatë 80 minutave duhet të kishte qenë tërësisht ndryshe. Për 80 minuta ne ishim tërësisht në kontroll të ndeshjes. Por nuk jemi "Disneyland" dhe nuk duhet të argëtojmë këdo çdo sekondë". Klop mendon se penalltia e

Salah ishte flagrante: "Vendimi ishte i qartë. Goli i tretë i Mo ishte thjesht fantastik. Identiteti ynë është intensitet­i dhe këtë treguam. Do të më pëlqente të mos kishim pësuar, por përballë kishim një ekip cilësor si Arsenali. Ishte një fitore totalisht e merituar".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania