Panorama Sport (Albania)

Pep Guardiola bën modestin përpara Bornmëthit: Nuk jam më i miri në botë

"Nuk mund të jesh në këtë klasifikim vetëm se ke fituar shumë"

- TRAJNERI MË I MIRË

Pep Guardiola e vlerësoi fitoren 1-0 të sezonit të shkuar në ndeshjen me Bornmëthin si një prej paraqitjev­e më të mira të skuadrës së tij ndonjëherë. Mançester Siti dominoi nga fillimi në fund, ndërsa skuadra e Edi Haut e mbajti topin më pak se 20% dhe nuk bëri asnjë goditje në portën e "qytetarëve". Lajmi i keq për të zotët e shtëpisë këtë sezon do të jetë se kampionët e Anglisë kishin 8 ditë për të pushuar prej barazimit dramatik me Totenhemin javën e shkuar. Një luks i rrallë për skuadrën e Guardiolës në një sezon kaq të ngjeshur. Bornmëthi shijoi një fitore 2-1 ndaj Aston Vilës javën e shkuar, por është mundur në tetë ndeshjet e Premier Ligës kundër

Sitit. Për më tepër, skuadra e Guardiolës vjen e zemëruar prej golit të fitores anuluar nga VAR-i në kohën shtesë kundër Totenhemit.

- Pep Guardiola është një prej trajnerëve më të bukur dhe fitues sot në qarkullim, por ai me modesti e "përjashton" veten nga klasifikim­i i më

të mirëve në botë, të paktën për momentin. "Absolutish­t jo! A jam më i miri për shkak të trofeve të fituar? Mendoj se trajnerët më të mirë janë ata që kanë ndryshuar kulturën e kësaj loje. Arrigo Saki ka ndryshuar kulturën e futbollit në Itali, Johan Krojfi kulturën e një klubi si Barcelona. Sër Aleks Ferguson ndryshoi absolutish­t gjithçka,

duke e dërguar Mançester Junajtidin në një tjetër nivel". Por, 48-vjeçari, i cili e nisi karrierën si profesioni­st në vitin 2007, me skuadrën e dytë të Barçës, përpara se të merrte profesioni­stët një vit më vonë, fitoi dy herë Champions-in dhe 3 herë titullin kampion në Spanjë. Nga 2013-'16 dominoi Bundesligë­n me Bajernin dhe fitoi dy herë Kupën e Gjermanisë. Pastaj është Siti, ku ai po dominon prej dy vitesh në Angli. Por katalanasi zgjedh një tjetër emër përpara tij, atë të "armikut" Zhoze Murinjo: "Murinjo ka fituar shumë tituj në vende të ndryshme". Pastaj e harron për disa momente modestinë: "Besoj se edhe unë i përkas kësaj kategorie, nuk e mohoj. Kemi

fituar shumë, 28 trofe në 11 vite janë shumë, por mendoj se ne nuk duhet të gjykojmë nga numri i trofeve të fituar". Pastaj pranon edhe një gabim: "Një nga lojtarët më të pabesueshë­m dhe inteligjen­të në hapësira të ngushta është David Silva. Mendoja se do të vuante në Angli, por e kisha gabim. Ia doli dhe duhet të jetë shumë krenar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania