Panorama Sport (Albania)

Kovaç: Prekja me dorë e Pavarit ishte penallti

-

Niko Kovaç duartroket skuadrën e tij për fitoren, ndonëse pranon se ka ende shumë detaje për t'u kuruar, sidomos në shpërndarj­en e lojës. Trajneri i Bajernit të Mynihut tregohet gjithashtu mjaft sportiv, kur pyetet edhe për ankesat e Shalkes për dy penallti të mohuara, duke pranuar: "Shalke protestoi me të drejtë. Unë pashë rastin e prekjes me dorë të Pavarit dhe duke qenë një rast konkret për gol, mendoj se Shalke e meritonte atë penallti, ndonëse ishim sërish ne në avantazh 2-0. Por, në fushë nuk jam unë ai që vendos, - bën hyrjen e tij kroati, i cili më pas bën analizën e lojës së ofruar nga futbollist­ët e tij. - Për sa i përket kontrollit të lojës, e dominuam atë për 90 minuta, ndonëse nuk më pëlqyen aspak një mori me topa të humbur nga ne. Nëse të tilla gabime do t'i kishim bërë në situata të tjera dhe në ndonjë arenë tjetër, ndoshta do të ishim ndëshkuar keq. Diçka të tillë e vuajtëm në ndeshjen e parë, me Hertën, por sërish përsëritëm të njëjtat gabime dhe diçka të tillë duhet të nisim ta analizojmë me më shumë kujdes. Kutinjo? Nuk vonoi që t'i tregonte cilësitë fantastike që ky lojtar ka. Ato i ka treguar edhe në skuadrat e mëparshme, por është normale që duhet ende të njihet më mirë me shokët e rinj. Kimish në mesfushë si numër 6? Këtë rol di ta bëjë mirë, e ka bërë edhe në të kaluarën, por me kalimin e kohës do të mund ta profesiona­lizojë, pasi me cilësitë që ka ai mund të bëjë shumë më shumë dhe mund të bëjë mirë në çdo rol të mundshëm, - vazhdon Kovaç, që në fund, mbi mundësinë e një rinovimi të mëtejshëm të kontratës pranon. - Jam në një pozitë shumë komode me klubin. Kuptohemi qartë, ndaj jemi optimistë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania