Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i: Jam sulmues i madh, Kutinjo dhe Perisiç...

Polaku, presion Dortmundit: Kampionët do të jemi ne

-

Robert Levandovsk­i vazhdon të flasë me gola në fushën e lojës, aq sa deri tani, është ai realizuesi i vetëm për Bajernin e Mynihut, me 7 gola në tri ndeshje (përjashtua­r Superkupën e Gjermanisë). Pas tripletës së djeshme të festuar ndaj Shalkes, polaku është tepër i lumtur dhe, duke parë edhe blerjet e reja të bëra nga drejtuesit, ka pritshmëri të mëdha nga ky sezon. TRIPLETA

"Unë përpiqem gjithmonë që të jap më të mirën në fushë, sepse e di që ndaj meje, por sigurisht edhe kundrejt Bajernit të Mynihut, pritshmëri­të janë shumë të mëdha. Por, e vërteta është që unë jam një sulmues i madh, sepse nuk është aspak e vërtetë që Bundesliga është një kampionat

ku shënohet me lehtësi. Përkundraz­i, unë stërvitem që të jem gjithmonë gati, për çdo mundësi që mund të më paraqitet për ta dërguar në rrjetë. 7 gola në 3 ndeshje? Kjo është detyra ime, shprehet 31-vjeçari. - Unë paguhem për ta dërguar topin në rrjetë dhe për të ndihmuar Bajernin e Mynihut që të arrijë objektivat e tij".

BLERJET E REJA

Duke qenë se ai ishte ndër zërat që ulërinin më shumë për afrime të rëndësishm­e, tashmë duket se edhe Levandovsk­i është më i qetë pas afrimeve të Ivan Perisiçit dhe Felipe Kutinjos. "Tani po që kemi një grup të kompletuar. E pamë të gjithë sot, sepse kur sheh në një moment të sfidës që nga pankina vijnë njerëz si Perisiç e Kutinjo, është normale që diçka e tillë na karikon ne në fushë, por edhe tifozët. Na duhej pak gjak i ri në grup dhe mendoj se afrimet e bëra janë fantastike. Tani po që ndihemi një skuadër optimale". DORTMUNDI

Lidhur me Borusian që avancon me pikë të plota, pas dy javëve të para, sulmuesi bavarez nuk ngurron që t'i bëjë presion: "Mund të jemi dy pikë me 'vonesë' kundrejt tyre, por ne jemi Bajerni i Mynihut. Vërtet Dortmundi ka ndërtuar një skuadër fantastike ndër vite dhe ka bërë një merkato cilësore, por kampionët në fuqi jemi sërish ne. Detyra e Bajernit është që të luajë gjithmonë në sulm, të ngrejë një

seri të gjatë fitoresh, sepse aty do të duket nëse Dortmundi do të dijë të mbajë presionin ose jo". RINOVIMI

Në mbyllje, mbi lajmet për rinovimin e kontratës me Bajernin, Levandovsk­i nënvizon: "Nuk mund të them se jemi dakord në 100 për qind të gjërave, por 95 për qind e detajeve janë OK".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania