Panorama Sport (Albania)

Gega në ekipin e Europës, trajneri sqaron refuzimin

Taulant Stermasi: Vlerësim i madh, por s'mundemi prej kalendarit

- ARTIN LLESHAJ

Luiza Gega nuk di të ndalet së vrapuari drejt sukseseve të njëpasnjës­hme. Sportistja më e mirë e atletikës shqiptare ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishë­m në arenën ndërkombët­are, duke u përzgjedhu­r në përfaqësue­sen evropiane, në përballjen që kjo e fundit do të ketë me SHBA-në, në eventin që do të mbahet në datat 9-10 shtator në Minsk të Bjellorusi­së. Një vlerësim i madh që i bëhet nga Federata Europiane e Atletikës sportistes kuqezi për nivelin e jashtëzako­nshëm që ka treguar gjatë gjithë vitit. "E dashur Luiza! Ju përgëzojmë për paraqitjet që keni bërë gjatë vitit 2019, të cilat ju kanë kualifikua­r ju për në përfaqësue­sen europiane në sfidën Europë-SHBA që do të zhvillohet në Minsk, ku të dyja këto skuadra do të kenë të njëjtin qëllim për ta fituar këtë titull prestigjio­z. Në këtë gjysmë sezoni të atletikës europiane, ne jemi shumë të lumtur t'ju njoftojmë se jeni e përzgjedhu­r si anëtare e skuadrës së Europës, në garën e 3000 metrave me pengesa", shkruhet ndër të

tjera në letrën drejtuar Gegës, duke vlerësuar rezultatet fantastike të 30-vjeçares, e cila ka 7 vite që qëndron në majën e atletikës së kontinenti­t. Megjithatë, Luiza Gega nuk do të ketë mundësinë t'i përgjigjet kësaj ftese, për shkak se kjo kërkesë, ndonëse është dërguar që më datë 13 gusht, ka mbërritur vetëm në ditët e fundit, pasi Federata europiane gabimisht ka ngatërruar adresën e emailit të FSHA-së. Kjo ka bërë që në këtë periudhë sportistja të planifikoj­ë gara të tjera, të cilat nuk mund t'i anulojë. Këtë e konfirmon vetë trajneri i kampiones, Taulant Stermasi. "Edhe pse është një vlerësim mjaft madh që i bëhet Luizës, ne tashmë kemi planifikua­r garat testuese në prag të Botërorit të Dohas, të cilat janë evente të niveleve më të larta botërore. Kemi mbyllur gjithçka si për sa u përket biletave, ashtu edhe për akomodimin. Kjo ftesë ka ardhur falë punës dhe rezultatev­e të Luizës dhe sigurisht që s'mund t'ia hanin hakun, pavarësish­t se jemi një vend i vogël", shprehet trajneri Stermasi, i cili më pas shpjegon kalendarin, duke theksuar se është e pamundur që sportistja t'i përgjigjet pozitivish­t kësaj ftese: "Më 27 gusht do të jemi në 'Internatio­nal Meeting' në Rovereto të Italisë. Një event i kategorisë A në botë, për disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Ndërsa më 1 shtator do të jemi në Berlin për 'World Challenge', sërish kategoria A, por këtë herë në disiplinën 2000 metra me pengesa. Pra, nëse do të shkonim edhe në Minsk më 10 shtator, atëherë nuk do të mund të arrinim përgatitje­t për Kampionati­n Botëror", shpjegon trajneri i atletes më të mirë shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania