Panorama Sport (Albania)

Markez “pole” në Britani, “ringjallet” Valentino Rosi

Spanjolli i Hondës vijon të vendosë rekorde

- MARK MARKEZ

Mark Markez do ta nisë nga "pole position" Çmimin e Madh të Britanisë në Moto GP, etapa e 12-të sezonale. Spanjolli i Hondës dhuroi dje kohën më të shpejtë, duke e ndalur kronometri­n në 1'58"168, me një diferencë prej gati gjysmë sekonde nga ndjekësit. Ndërkohë, pas 8 garash, Valentino Rosi do të ketë mundësinë sërish të niset nga vija e parë, pasi piloti i Yamahas regjistroi dje rezultatin e dytë më të mirë 1'58"569, i ndjekur nga Xhek Miller, i Dukati Pramak. Ndërsa një ditë për t'u harruar ishte për dy pilotët e Dukatit zyrtar, ku Doviciozo u rendit në vendin e 7 dhe Petruçi në të 11-in, të cilët do të startojnë respektivi­sht nga vija e tretë dhe e katërt. Atëherë kur dukej se do të ishte një e shtunë që do të fliste për Yamahan, edhe një herë tjetër del në skenë Markez. Kampioni në fuqi regjistron kështu "pole" për herë të 60-të në Moto GP, për herë të 88-të në karrierë, të 8-in sezonal dhe të 4-tin radhazi. Spanjolli i Hondës vazhdon të mahnitë duke dhuruar një tjetër paraqitje fantastike. Në Silverston ai u tregua i jashtëzako­nshëm, duke vulosur një kohë të shkëlqyer, rekord absolut për këtë pistë. Ndërkohë, për Valentino Rosin ishte një pasdite thuajse perfekte. +0"428 diferenca me kreun, por që i jep kënaqësinë e nisjes nga vija e parë, e cila i mungonte "Doktorit" që prej garës në Austin. Mbi të gjitha, 40-vjeçari është i vetëdijshë­m se do të ketë mundësinë për të luftuar edhe në garë, duke parë nivelin e shfaqur nga Yamaha në Britani. Ndërkohë, pas vetes Rosi do të ketë gjithashtu pilotët e tjerë të Yamahas, ku Kuartararo dhuroi kohën e katërt më të mirë (16 të mijtat më i ngadaltë se Rosi) dhe Vinjales i gjashti (+0"549). Të dy këta pilotë do të jenë në vijën e dytë së bashku me Aleks Rinsin të Suzukit. Ndërsa nga vija e fundit do të startojë Horge Lorenco, i cili u rikthye në pistë

pas një mungese 2-mujore, për shkak të dëmtimit. Kujtojmë që gara për Çmimin e Madh të Britanisë starton sot në orën 14:00, të cilën adhuruesit e motorëve do të kenë mundësinë ta ndjekin në "RTSH". Spanjolli i Hondës e komentoi kështu "pole position" e

djeshëm: "Jam i lumtur që e realizova në këtë pistë, pasi vitin e kaluar kemi vuajtur shumë gjatë kualifikue­seve (gara nuk u zhvillua për shkak të shiut). Rosi gjithashtu realizoi xhiro të mirë dhe Yamaha është e shpejtë në Silverston, por do të luftojmë dhe jam i kënaqur me atë çfarë arritëm", tha Markez.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania