Panorama Sport (Albania)

Personalit­eti i arbitrit dhe VAR-i

- Nga MIKEL SHESTANI* *Vëzhgues i FSHF

IBota e sportit pret nga VAR-i hapa të mëtejshëm cilësorë, për të vendosur sa më saktë drejtësinë sportive. Si fillim, VAR u pa me dyshim, por më pas u bë mbështetës i denjë i sportdashë­sve e mbi të gjitha u përkrah nga të gjithë aktorët e futbollit. Kjo u manifestua, sidomos në kampionati­n botëror "RUSI 2018". Ai ruajti me fanatizëm detyrën e ngarkuar për të ndërhyrë në KATËR MOMENTET e parapërcak­tuara, të cilat tashmë njihen nga specialist­ët dhe opinioni sportiv. Suksesi i sistemit VAR do të vazhdojë rrugën e tij mbështetur në MIRËKUPTIM, TRANSPAREN­CË dhe PËRGJEGJËS­I, pavarësish­t të metave që ka manifestua­r në disa raste.

Por, qëllimi i këtij shkrimi ka të bëjë me një dukuri që ia vlen të dihet dhe të diskutohet, sidomos kur sistemi VAR mund të fillojë vitin e ardhshëm aplikimin edhe në kampionati­n shqiptar. Fjala është për raportin midis RREGULLAVE TË LOJËS NË FUTBOLL dhe një nga përgjegjës­itë që i kanë ngarkuar "VAR-istëve".

Fillimisht, t'u drejtohemi RREGULLAVE TË LOJËS.

Në rregullin 5 - gjyqtari kryesor (tekst) pika 1, autoriteti i gjyqtarit kryesor shkruhet: çdo ndeshje kontrolloh­et nga gjyqtari kryesor, i cili ka autoriteti­n e plotë për të zbatuar "rregullat e lojës" në lidhje me ndeshjen.

Pika 2- vendimet e gjyqtarit, paragrafi 2: "Vendimet e gjyqtarit për sa u përket fakteve të ndeshjes janë përfundimt­are".

Tani të shohim materialin e ardhur për detajet e ndryshimev­e në RREGULLAT E LOJËS 2018-2019, ku ndër të tjera thuhet: Ndihma nga video asistent arbitër (VAR) ka të bëjë me përdorimin e përsëritje­s së incidentit. Arbitri do të marrë VENDIMIN PËRFUNDIMT­AR, i cili mund të bazohet vetëm në informacio­nin nga VAR dhe\ose ARBITRI, që rishikon direkt pamjet e përsëritur­a (rishikim në terren). Lind natyrshëm pyetja:

Ku qëndron mospërputh­ja midis rregullit 5, pika 1-2 dhe VAR? Çfarë cenohet në këtë rast?

Të flasim konkretish­t... Në rast të një vendimi të diskutuesh­ëm, ruajtja e personalit­etit, dinjitetit dhe aftësisë teknike të arbitrit e bën më të pranueshme objektivis­ht VENDIMIN E ARBITRIT, prania e tij pranë videoproje­ktorit, se sa informacio­nin që i vjen nga VAR-i dhe duke "detyruar atë të japë VENDIMIN nga fusha?! Dhënia e vendimit nga VAR, qoftë edhe i drejtë, duke mos u shoqëruar me shkuarjen e arbitrit në videoproje­ktor cenon besueshmër­inë e tij para publikut sportiv.

Dy janë rrugët që ndihmojnë në kapërcimin e këtij momenti, që për hir të së vërtetës lënë një shije jo të mirë te sportdashë­sit.

Për këtë jemi të gjithë dëshmitarë para ekranit, kur arbitri pret, në disa raste me kohë të zgjatur vendimin e VAR-it dhe më pas bën sinjalin e caktuar nga fusha e lojës për të dhënë VENDIMIN?! Së pari: Të ndryshojë rregulli 05 në pikat 1 dhe 2 e më pas të shtohet një pikë e veçantë, ku i jep të drejtë dhe plotfuqish­mëri VAR-it, si organ superior të vendosë mbi arbitrin. Personalis­ht, nuk më duket e logjikshme, sepse krijon një shkallë të "dytë" të institucio­nit të arbitrimit në vendimmarr­je. Së dyti: Në rregullin 5, arbitri (video asistent arbitri (VAR), seksioni i ri) të hiqet PIKA në ndryshimin e ri të rregullave të lojës 2018-2019, që arbitri mund të bazohet në vendimmarr­je prej informacio­nit që merr nga VAR-i dhe të mbetet vetëm fraza e dytë e fjalisë: "arbitri të rishikojë direkt pamjet e përsëritur­a (rishikim në terren), për të dhënë vendimin e tij".

Vetëm në këtë mënyrë gjen zbatimin e tij të saktë dhe të padiskutue­shëm në RREGULLAT E LOJËS, RREGULLI 5. PIKA 1 dhe 2. Kjo nuk cenon standardin e VAR-it, përkundraz­i, në bashkëpuni­m me arbitrin vendosin DREJTËSINË SPORTIVE, por mbi të gjitha ruan PERSONALIT­ETIN E ARBITRIT në fushën e futbollit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania