Panorama Sport (Albania)

Brozoviç-Sensi, "dirigjentë­t" e një Interi dominues në krahë

-

Sezoni i Serisë A nisi edhe për Interin në "San Siro" kundër Leçes. Me një trajner të ri, disa blerje dhe disa shitje. Po ashtu ka ndryshuar edhe moduli: do të luhet me skemën 3-5-2 të propozuar nga Konte që nga momentet e para kur zbarkoi në skuadrën zikaltër. Dhe për debutimin zyrtar sezonal, pas "flamurit të bardhë" të ngritur nga Stefan De Vraj në momentet e fundit, mbrojtja iu besua trios D'Ambrozio-Ranokia-Shkrinjar përpara kapitenit Handanoviç. Kandreva dhe Azamoah ishin krahët e një mesfushe të drejtuar nga Brozoviç dhe e kompletuar nga Vesino e Sensi, një nga risitë e merkatos në fushë nga 1'. I riu tjetër ishte Lukaku, i cili formoi dyshen e sulmit me Lautaron.

"ÇELËSI" BROZOVIÇ - Dhe loja e skuadrës së Kontes, thuajse njësoj si me Spaletin, u zhvillua shpesh në korsitë anësore. Ndërsa alternativ­a përfaqësoh­ej nga kërkimi i menjëhersh­ëm i dy sulmuesve, veçanërish­t nga Marselo Broazoviç. Sezoni i ri për kroatin ka nisur edhe më mirë se i kaluari. "Regjisori" i Interit i ka mësuar tifozët me paraqitjet cilësore, por edhe me peshën e madhe që ka në mesfushë. Ishte, në fakt, i pari për kilometra të përshkruar, topa të rikuperuar dhe topa të prekur në shumë nga ndeshjet e sezonit të kaluar dhe është përsëritur menjëherë në edicionin e ri. Kundër Leçes, të hënën në mbrëmje, ishte lojtari që përshkoi më shumë kilometra (12,512) dhe jo vetëm në ndeshjen e zhvilluar në "San Siro", por në gjithë Serinë A për sa i përket javës së parë. Në krye gjithashtu nga skuadra edhe për topa të prekur (110) dhe pasime të kryera (95). Rezultoi "çelësi" i lojës, e kontrollua­r tërësisht nga vendësit, që përgjatë gjithë 90 minutave shfaqën më shumë grintë dhe soliditet. Zikaltrit vuajtën vetëm disa iniciativa të Falkos në kundërsulm, megjithatë e përfunduan pjesën e parë të lojës në avantazh të dy golave. Sepse, treshja mbrojtëse nuk lejonte të kalonte askush; madje Milan Shkrinjar ishte efikas edhe në fazën e organizimi­t, me 98,4% të pasimeve të sakta, më i miri i skuadrës. FORCA E LUKAKUT - Opsioni i dytë, pra harkimet në thellësi ose pasimet vertikale, u duk rruga e duhur. Dhe, solli edhe golin e tretë, të realizuar nga Romelu Lukaku. Shpesh belgu u shfaq thelbësor në krijimin e superiorit­etit numerik, duke u tërhequr prapa në mesfushën e tij me forcën fizike. Ishte pikërisht belgu, i cili, pas një ore lojë, shfrytëzoi grushtimin e gabuar të portierit kundërshta­r pas goditjes së Lautaros dhe iu desh vetëm të shtynte në portë sferën vetëm disa metra larg portës. Mesfusha, e drejtuar nga Brozoviç dhe e frymëzuar nga Sensi (të cilët vazhdimish­t ndryshonin pozicionet për të mos i dhënë pika referimi skuadrës mike), garantoi një opsion konstant loje: ndryshime të papritura që lejonin dishezën e njërit prej dy anësorëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania