Panorama Sport (Albania)

Bajerni ka një çështje, të shpëtojë ‘ushtarin’ Myler

Për Tomasin duket se nuk ka më vend në skemat e Kovaçit

-

‘ Mendoj që Tomas Myler nuk po merret seriozisht", ishin fjalët e trajnerit Niko Kovaç në shtator të 2018-ës, atëherë kur ishte starti i sezonit të kaluar. Pas këtyre rreshtave, kroati u mundua të shpjegonte fenomenin "Myler". Për të, atëherë, gjermani ishte i pakapshëm për kundërshta­rin, një pikë referimi për skuadrën e tij. "Ai mund të luajë në shumë pozicione", shprehej Kovaç për 29-vjeçarin, por një vit më pas duket se nuk ka më vend për të në rolin që ai ka më shumë për qejf. Në një sistem loje pa numër 10, Myler luante sa në krahun e djathtë në atë të majtë. Në ndeshjen e Superkupës ndaj Dortmundit dhe atë të Kupës ndaj Kotbusit, gjermani luajti si sulmues krahu. Por, kjo vetëm pasi Serge Gnabri nuk ishte në dispozicio­n të skuadrës, për shkak të një dëmtimi që pësoi në stërvitje. Për vetë Mylerin, të luante në krah nuk do të kishte asnjë problem. "Të luash si numër 8 nuk është problem për mua. Këtë jam munduar ta bëj që prej 10 vitesh", ishte shprehur Myler në një intervistë për "Sport 1". PROBLEMI “KUTINJO”

Në harkun kohor prej 14 ditësh, Mylerit i është dashur të merret me dy probleme, me Felipe Kutinjon dhe Ivan Perisiçin. Ky i fundit u huazua nga Interi për të luajtur në krahun e majtë të sulmit, duke e lënë jashtë krahëve Mylerin.

Po në mesfushë? Aty me siguri do të shohim braziliani­n me numër 10. Një konkurrent jo i lehtë për Mylerin, i cili nuk ka si pengesë vetëm cilësitë, por edhe moshën në krahasim me braziliani­n, i cili erdhi nga Barcelona. "Felipe mund të luajë në krah dhe si numër 10. Në Kupën e Amerikës pamë sa mirë mund të luante ai në këto pozicione", ishin fjalët e drej

torit sportiv, Hasan Salihamixh­iç. I vetmi pozicion që ka mbetur vakant për Mylerin duket se është sulmi, si zëvendësue­s i Robert Levandovsk­it. Por, polaku zor se mungon për Bajernin dhe Niko Kovaç nuk preferon ta zëvendësoj­ë atë gjatë lojës, pasi nuk ka një sulmues të dytë. Megjithatë, edhe këtu Myler do të ishte pas Serge Gnabrit, i cili mund të luajë si sulmues i dytë, një rol që e ka bërë edhe në kombëtaren e Gjermanisë. Ndërkohë, në mbrojtje të lojtarit ka dalë ishshoku i skuadrës, Arjen Roben, i cili u ka bërë thirrje drejtuesve të Bajernit të mos e injorojnë Mylerin. "Tomas është një nga lojtarët më të veçantë te Bajernit. Si ai nuk ka tjetër në ekip. Ka fituar shumë me këtë fanellë dhe ka ndihmuar breza të tërë lojtarësh për t'u integruar në skuadër. Unë jam një tifoz personal i tij", u shpreh holandezi për "Bild" para dy ditësh. Të shpëtojmë ushtarin Myler, këtë kauzë duket se do ta mbështesin në ditët në vazhdim edhe tifozët e Bajernit, të cilët në rrjetet sociale janë shprehur kundër largimit të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania