Panorama Sport (Albania)

Presidenti Çiraku sqaron: Duhet të marrë pjesë në garat kombëtare

-

Nisur nga ankesa e familjarëv­e për mosgrumbul­limin në ekipin kombëtar të notarit Gabriel Brushtulli, gazeta "Panorama Sport" kontaktoi Agim Çirakun, presidenti­n e Federatës Shqiptare të Notit. Kreu i FSHN shpjegoi arsyet se pse ky notar s'është përzgjedhu­r për të qenë pjesë e ekipit kombëtar në Botërorin e të rinjve. Ja si e arsyeton Çiraku këtë vendim: "Ka shumë notarë shqiptarë që garojnë jashtë vendit, të cilët mund të kenë rezultate të mira apo të këqija. Problemi është se këta sportistë që notojnë jashtë shtetit, duhet të mbajnë kontakt me Federatën Shqiptare të Notit. Nëse nuk mbajnë kontakte me ne, atëherë ne nuk kemi nga t'i dimë rezultat e tyre, pasi s'mund të kërkojmë nëpër linqe e të gjejmë se cilët janë këta notarë që kanë rezultate të mira. Ndërkohë, një nga kriteret e tjera të sportistëv­e që përfaqësoj­në Shqipërinë në eventet ndërkombët­are, është se duhet patjetër që të marrin pjesë në të paktën një garë këtu në Shqipëri. Ky notar, që prej vitit të kaluar kur ka marrë pjesë në një garë kombëtare, nuk ka më asnjë lloj kontakti me federatën. Nuk ka sjellë asnjë rezultat zyrtar dhe asnjë lloj informacio­ni. Është e pamundur që të ndjekim në të gjithë botën, se ku ka notarë shqiptarë. Pra, të gjithë ata, të cilët janë të interesuar për të garuar për flamurin shqiptar, duhet të vijnë të sjellin federimet, kohët e tyre dhe marrin pjesë edhe në një nga garat tona kombëtare, pasi ne zhvillojmë 5-6 kompeticio­ne në vit. Nuk është vetëm ky rast, pasi kemi pasur edhe ankesa të tjera, por këto janë kriteret që ka federata në përzgjedhj­en e kombëtares", thotë Çiraku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania