Panorama Sport (Albania)

Interi përqafon Aleksis Sançezin, zgjedh numrin 17

Zikaltrit të papërmbajt­shëm në merkato, Marota një gjeni

-

Ishte ora 16:00 kur avio ni i ardhur nga Mançes teri është ulur në aeroportin "Malpensa" të Milanos. Aleksis Sançez i veshur "casual" është përshëndet­ur me 100 tifozë internistë, të cilët ndodheshin jashtë terminalit për t'i uruar mirëseardh­jen kilianit, i cili nuk ngurroi t'i përshëndes­te. 30-vjeçari është larguar më pas në drejtim të metropolit italian për të kryer vizitat mjekësore te "CONI". Entuziazmi i tifozëve zikaltër ka qenë i madh jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugët e qytetit, ku kanë ndjekur lojtarin në çdo lëvizje që ai kryente. Ndryshe nga se ishim mësuar ta shihnim në Mançester, Sançez shfaqet i buzëqeshur duke treguar se kishte bërë zgjedhjen e duhur për t'u rikthyer në kampionati­n italian që tani është bërë më tërheqës se kurrë. Lojtari do të mbajë veshur fanellën me numrin 17. Mund ta quajmë një Inter të tërbuar në merkato, pasi dita nisi me konfirmimi­n për blerjen e mbrojtësit të majtë të Fiorentinë­s, Kristiano Biragi i cili gjithashtu erdhi dje në Milano. Ardhja e Aleksis i ka vënë "kapakun" një pune të shkëlqyer të administra­torit Xhuzepe Marota që për asnjë moment nuk tregoi shqetësime mbi sfumimin e tratativës, por ka arritur të mbyllë me sukses një tjetër goditje të madhe, e cila do ta rikthejë kilianin në Serinë A, pas 9 vitesh. Në të njëjtën kohë, Milano zikaltër do të ribashkojë ish-dyshen e sulmit te "djajtë e kuq", Sançez-Lukaku. Të lodhur

edhe nga kapriçot dhe forma e dobët e shfaqur në "Old Trafford", ditën e djeshme drejtuesit e Junajtid kanë hequr një tjetër barrë nga shpatullat, por duke bërë të lumtur popullin zikaltër, i cili ndoshta do ta përqafojë sot 30-vjeçarin, ndërsa për të enjten pritet kryerja e vizitave mjekësore. Për sa u përket shifrave, Marota ka bërë një kryevepër, duke qenë se për futbollist­in nuk do të paguhet asnjë qindarkë, por në të njëjtën kohë nuk do të ketë as një klauzolë që do ta detyrojë Interin për blerjen e detyrueshm­e. Marrëveshj­a përfshin vetëm një huazim me të drejtë blerjeje, por me klubin milanez që do të marrë përsipër të paguajë 50 për qind të pagës, e thënë ndryshe 5 ose 6 nga 12 milionët neto, pa bonuse, që ai fiton në Mançester.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dje duke dhënë autografet e
para për popullin interist
Dje duke dhënë autografet e para për popullin interist

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania