Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, ja lista anti-Finlandë, Sinani presion rivaleve

- Jeton Stamolla

Kombëtarja e Shqipërisë së femrave është gati që të nisë udhëtimin e saj për eliminator­et e Europianit U-21, me trajnerin e përfaqësue­ses, Vioresin Sinani, i cili ka zbardhur dje listën e 18 të grumbullua­rave. Vajzat kuqezi do ta nisin në datën 2 shtator, në stadiumin "Elbasan Arena" aventurën e tyre, me duelin përballë Finlandës, por në Grupin E do të kenë si rivale edhe Skocinë, Portugalin­ë dhe Qipron. Në konferencë­n për shtyp, trajneri Sinani u shfaq jo vetëm optimist përpara debutimit, por nuk ngurroi që t'u bëjë presion edhe rivaleve, të cilat mund të mendojnë se do ta kenë të lehtë me vajzat e tij. "E nisim me Finlandën, ndonëse grupi është relativish­t mjaft i vështirë, duke qenë se jo vetëm rivali që na pret në debutim, por edhe Skocia e Portugalia janë kombëtare elitare në futbollin e femrave. Në grup kemi dhe Qipron, por është një kundërshta­r më se i kalueshëm. Për këtë ndeshje të parë kemi menduar të thërrasim një grup prej 18 lojtaresh. Kemi afruar edhe 3-4 elementë nga skuadra U-19 e edicionit të kaluar të cilat gradualish­t besoj se do të arrijnë të përshtaten me ekipin dhe do të jenë një pikë e fortë në vitet në vijim. Po mundohemi të rinovojmë skuadrën, duke gërshetuar elementët e rinj me ato me më shumë eksperienc­ë. Në lidhje me Finlandën them se është një ndeshje e fortë, skuadrat skandinave e kanë rritur ndjeshëm cilësinë e futbollit të femrave, por ne kemi një ekip simpatik, një ekip solid, që në ndeshjet e fundit miqësore është paraqitur shumë mirë. Besoj shumë se mund të marrim një rezultat pozitiv. Në këto ditë grumbullim­i, së bashku me vajzat do të studiojmë sfidat e Finlandës. Kemi parë si staf ndeshjen e tyre të fundit, janë një skuadër me përgatitje të mirë fizike, por kam besim se ne do të paraqitemi shumë mirë, pasi në dispozicio­n kam vajza që nuk dorëzohen kurrë dhe japin maksimumin dhe shpirtin në fushën e lojës. Prurjet e reja si Hila, Begallo, Lufo do të jenë e ardhmja e futbollit të femrave në Shqipëri dhe do të bëhen të rëndësishm­e gradualish­t edhe për Kombëtaren. Vllaznia është baza e ekipit sot, ato kanë arritur një rezultat të shkëlqyer në Europë, duke u ndeshur me skuadrat më të forta të botës. Duhet t'i përgëzoj, është një arritje e madhe për futbollin shqiptar. Të arrish të ndeshesh me elitën e futbollit evropian, është diçka e madhe. I përgëzoj, nga presidenti te lojtaret, kanë bërë një punë të mirë. Vllaznia është klubi më i mirë në Shqipëri për futbollin e femrave. Lojtaret e grumbullua­ra e meritojnë dhe pritet ta luajnë me një kundërshta­r të fortë Champions-in për femra. Dua të uroj dhe Mitrovicën që arriti rezultate të mëdha në Kupën e Kampioneve. Ashtu si edhe Vllazia, edhe Mitrovica na ka dhënë një bazë të rëndësishm­e në Kombëtaren shqiptare, shprehet Sinani, që më pas vazhdon. - Unë jam i kënaqur nga të gjitha vajzat, edhe nga ato që vijnë nga jashtë kufirit. Besoj se është një grup i mirë dhe një grup që unë e vlerësoj sepse japin gjithmonë maksimumin në çdo ndeshje. Ekipit do i injektojmë egon dhe shpirtin e garës për 90 minuta. Do të luajmë me skemat që kemi përdorur zakonisht. Nëse skuadra jep maksimumin në fushë, çdo ekip do ta ketë të vështirë kundër nesh. Jam i kënaqur dhe nga dy testet që kemi zhvilluar me Maqedoninë e Veriut në qershor. Kur ekipi jep më të mirën: vrapon, luan fort dhe tregon shpirt gare, unë si trajner mund të qëndroj shumë i qetë. Besoj se me Finlandën do të zbresim me shpirtin e duhur në fushë. Pres një fazë mbrojtëse të fortë, një mesfushë të kujdesshme dhe saktësi në kundërsulm­e. Unë jam i bindur se do të përfaqësoh­emi mjaft mirë në këto eliminator­e".

 ??  ?? Viorensin Sinani, trajneri i Kombëtares së femrave të Shqipërisë
Viorensin Sinani, trajneri i Kombëtares së femrave të Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania